TIRANË- Dekorimet e ish-agjentëve të sigurimit dhe hetuesve kanë përplasur sërish qeverinë me opozitën në parlament. Kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka kërkoi që të miratohet rezolutë për heqjen e dekoratave. “Të përgatitet një rezolutë dhe të miratohet sot”, tha Paloka. Më tej Berisha kërkoi ndërprjen e seancës.
Meta: Zoti Berisha mos harro që kemi seancë shumë të rëndësishme, do të vazhdojmë amendamentet kushtetuese për ligjin për dekriminalizmin.
Meta: Hartojeni këtë projektrezolutë dhe ta paraqesim të hënën. Nuk kemi arsye pse ta ndërpresim seancën.