Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heqin shqiponjën natën, ngrenë memorialin turk ditën

2019/08/10 at 10:18 AM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Heqin shqiponjën natën, ngrenë memorialin turk ditën

Nga Aldo Baxhaku – Rruga Dëshmorët e 15 Korrikut u bë e njohur për publikun e gjerë ditën e djeshme pavarësisht se ishte inauguruar 25 ditë më parë. Ajo është e shtruar sipas modelit të rrugëve rreth parkut të liqenit dhe të shpie në një kënd lojërash për fëmijë, i ndërtuar fringo i ri, vetëm 25 ditësh, që quhet Parku i Demokracisë së 15 korrikut. Pra dëshmorët e 15 korrikut të shpien tek demokracia e 15 korrikut. Si ide duhet pranuar se është mjaft e gjetur, por kjo nuk ishte kjo arsyeja që lajmi të bëhej interesant dhe as se kjo hapësirë kishte 25 ditë që ekzistonte si e padukshme mes nesh, por lajmi u përhap se ishte i çuditshëm. Këta dëshmorët e 15 korrikut, mirë që nuk e kanë sjellë demokracinë në Shqipëri, por 251 emrat e tyre janë skalitur në një pllakë të zezë mermeri në të hyrë të rrugës së shtruar bukur sipas modelit kontemporan të Bashkisë së Tiranës.


Padyshim që pyetja e parë që lind është përse duhet të ketë një memorial në Tiranë për disa njerëz që kanë vdekur në Turqi gjatë një tentative për grusht shteti. Pavarësisht se mund të duket tepër ndjellëse për tu sulmuar si ide nga absurditeti që rrezaton, çështja është më e komplikuar dhe përgjigjja jo edhe aq sipërfaqësore.

Së pari duhet të bëj të qartë se në asnjë mënyrë kjo çështje nuk duhet trajtuar dhe as nuk duhet të marrë karakter nacionalist ose patriotik. Fenomene që i përkasin këtyre niveleve, së paku kanë implikime të të njëjtit karakter. Një shembull është shkrimi vetëm në greqisht i tabelave në Himarë, gjë që sjell implikimin se cënohet sovraniteti i vendit duke mos i garantuar shtetasve trajtimin që i takon në gjithë territorin sipas kushtetutës. Çështja e memorialit është e një kotësie aq të madhe sa imagjinoni, nuk ka marrë as vëmendjen e kryebashkiakut në faqen e tij në Facebook.

Ama sado e kotë dhe e patrajtueshme nga ana patriotike, çështja duhet parë si tregues tipik i dy aspekteve shumë të rëndësishëm me të cilat ne bashkëjetojmë çdo ditë, vendimmarrja dhe propaganda.

Duke e nisur nga kjo e dyta, rasti në fjalë na bën të kuptojmë se sa shumë ndikohet dija jonë nga mamuthi propagandistik, për ato se çfarë ndodhin në Shqipëri. Në 25 ditë, në kryeqytet janë zhvilluar tre inaugurime në të njëjtën zonë dhe nuk dinte njeri se çfarë bëhej. Një përgjigje cinike padyshim që mund të jetë se ngjarja kishte dalë në disa media, kush ka dalë nga liqeni e ka parë, atje ishte edhe Mazniku madje më vonë edhe vetë kryebashikiaku që nuk ja vari nga Facebook. Por atëherë si shpjegohet që ngjarja mori dhënë dje e u komentua pothuajse në çdo media, deri te Zëri i Amerikës? Pra lajmi ishte fshehur, e madje edhe paraqitja e Maznikut në inaugurimin e parë ishte pjesë e propagandës kamufluese, pasi po mos të jesh i vëmendshëm ai ngjan si një turk mes turqve që po festonin ndërtimin e veprës idilike me dell demokratik nga Ankaraja. Veliaj do shquhej më lehtë nga syri pasi nuk ka karakteristika fizike prej Anadolli por gjithsesi ai mori pjesë në inaugurimin e fundit dhe u kujdes që të mos shfaqej kurrkund afër memorialit të kotë. Midis këtyre dy ngjarjeve ishte edhe vizita e Ministrit të Brendshëm turk, për të cilin dëgjuam vetëm kur doli nga zyrat e takimeve, rrugës për në aeroport.

“Me gjasë mbasi të hapet sot e ta marri vesh gjithë mëhalla do jetë një nga vendet më të frekuentuara dhe të suksesshme në Tiranë” tha pa entuziazmin e zakonshëm kryebashkiaku gjatë inaugurimit, megjithëse asnjë publicitet nuk bëri për “mëhallën” e as nuk kishte ndërmend t’ja bënte.

Fakti i dhimbshëm është se sa i përket Shqipërisë, ne dimë atë që na përplas në sy e në vesh mamuthi propagandistik. Pjesën tjetër mund të jemi me fat nëse e kap syri i ndonjë reporteri, por edhe ajo zakonisht bëhet objekt diskutimi për vërtetësinë pasi e sulmon mamuthi.

Aspekti tjetër mjaftë i rëndësishëm është vendimmarrja. Memoriali i kotë na e bën shumë të thjeshtë të kemi një ide se si funksionon vendimmarrja në Shqipëri. Kush hedh paratë bën çfarë të dojë. Pra agjencia turke financoi “kompleksin” me temë 15 korriku në Turqi, kështu që ata mund të bëjnë aty çfarë të duan. Kryeministri e tha më bukur në konferencën për mediat përpara pushimeve kur foli për teatrin. Meqë nuk kemi fonde tha ai, do i japim privatit një copë të vogël të tokës publike që të na ndërtojë me paratë e tij Teatrin. Por sikur të ndërtojë një mauzoleum të dinastisë Fusha ky financuesi në derën e teatrit?

Ky projekt tregon se transparenca për projekte në prona publike është zero, madje në rastin konkret edhe sensi etikës që të paktën të respektohet njëfarë dinjiteti për tokën mbi të cilën po ndërtohet. Në mes të Parkut të Demokracisë së 15 korrikut, aty ku do të luajnë fëmijët, është simboli i flamurit turk. Projektet e financuara nga Bashkimi Europian mund të kenë një shenjë të vogël dalluese por në asnjërin prej tyre nuk ka memorialë të Robert Schuman ose Jean Monnet megjithëse për idetë e tyre do ja vlente. Ata janë baballarët e integrimit por vendimmarrja jonë e ka përkthyer integrimin si, liro tokë për një pllakë me emrat e ca njerëzve që nuk kanë lidhje fare me këtë vend por s’ka gjë se kanë hedhur lekë. A prish punë kjo pllaka? Absolutisht që jo sepse është e kotë. Po shqiponja e vendosur në Sheshin Shqiponja, çfarë pune prishte?

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino” shkruante kryeministri Rama më 11 Nëntor 2018 për simbolin e kombit. Shqiponja vulgare u hoq nga piedestali e madje në një piedestal edhe më të lartë, në rreth rrotullimin e Zogut të Zi, u vendos një strukturë që ngjan me një letër të përdorur alumini nga ato që mbështjellin sufllaqet.

Rreth 8 muaj para shpërfytyrimit publik të shqiponjës vulgare kryeministri kishte ironizuar fuqishëm nga salla e parlamentit një deputet për jetën alla turka mes ploncit dhe akshomit. Britma në funksion të mamuthit propagandistik për të fshehur të vërtetën që deputeti kish thënë: “Investitor turk që të vijë të blejë një investim privat nuk ka. Këto janë peshqesh publik në shkëmbim të një favori. Të gjitha janë dhënë nga malli i shtetit”.

Sheshi Shqiponja nuk ka më shqiponjë, atë e hoqën me natë, siç po bëjnë me shqiptarët që jetojnë aty përreth ndërkohë që ditën me diell ngenë memorialë të demokracisë turke, të ngritur me gjak dhe me propagandë.



Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Përkrahësit e opozitës në Rusi protestë për zgjedhje të lira e të ndershme

Përkrahësit e opozitës në Rusi protestë për zgjedhje të lira e të ndershme

Përpara festës së Kurban Bajramit, mijëra qytetarë nga Kosova në Shqipëri

Përpara festës së Kurban Bajramit, mijëra qytetarë nga Kosova në Shqipëri

“Lekima” godet Kinën, mbi 1 milion të evakuuar e dhjetëra të zhdukur

“Lekima” godet Kinën, mbi 1 milion të evakuuar e dhjetëra të zhdukur
















TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com