Të paktën 50 persona janë helmuar nga ushqimi në një lokal dasmash në Shijak. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme. Sipas shefes së repartit infektiv, Nadire Jani ka pohuar se 50 persona janë paraqitur në spital me simptoma si diarre dhe temperaturë e lartë. Sipas dëshmisë së pacientëve, mësohet se të gjitha problemet nisën pas konsumimit të ushqimit në lokalin në fjalë.