Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se një helikopter ushtarak rus Mi-24 është rrëzuar mbi Detin e Zi.
“Më 10 prill, rreth orës 06:00 me orën e Moskës, derisa po kryente një fluturim të planifikuar mbi ujërat e Detit të Zi në zonën e bregut perëndimor të Krimesë, një helikopter Mi-24 u rrëzua. Shkaku paraprak i rrëzimit është dështimi i pajisjeve”, tha ministria ruse.
Fati i ekuipazhit mbetet i panjohur dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në vendin e ngjarjes.
Mi-24 është një helikopter sulmues dhe transportues me kapacitet të ulët, me vend për tetë pasagjerë.