Vazhdon të mbeten ende mister shkaqet e rënies së helikopterit të Forcave të Armatosura në Malësinë e Madhe, mesditën e sotme.
Ndërsa, peshkatari që ka shpëtuar ushtarin e plagosur, Gerald Baramuça është Gjilad Ajazi nga fshati Grizhdë.
Mësohet se peshkatari që ka shpëtur ushtarin, Drejtori i Policisë së Shkodrës i ka marrë telefonin dhe i ka fshirë fotot e bëra nga vendi i ngjarjes.
Sipas, Syri.net, ky gjest është ndërmarrë nga drejtori i Shkodrës me qëllimin e fshirjes së provave, nga të cilat, mund të dalë në pah e vërteta e aksidentit.