Teksa komentoi kabinetin “Rama 4”, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Opinion se Belinda Balluku tashmë është fuqizuar brenda qeverisë.
Sipas analistit, Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri.
“Belinda Balluku është normalisht personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri. Nga ndarja e sotme, Balluku ka fuqi qeverisëse të jashtëzakonshme. Shikoja ministrat, është përzgjedhja ekskluzive e Belindës, sepse ajo dëshirohet që të largohet nga ajo pafuqi e nënshkrimit dhe frikës që kanë pasur administratat në Ministrinë e Financave, Bujqësisë e ministrive të tjera.”