Ministri në detyrë i Transporteve, Edmond Haxhinasto flet për herë të parë pas dorëheqjes nga posti që mbante në qeverinë “Rama”. Në një prononcim për mediat, Haxhinasto, ka theksuar se arsyeja e vetme e vendimit për të lënë postin e ministrit është angazhimi në parti. “Nuk ka asnjë arsye tjetër vec angazhimit tim në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim” ka thënë Haxhinasto. Haxhinasto dha dorëheqjen ditën e premte, me një kërkesë drejtuar kryeministrit Rama, e menjëherë pas kësaj, Rama, duke e pranuar kërkesën, çmoi punën e Haxhinastos në ekipin qeveritar. Fill pas lajmit, burime nga LSI konfirmuan se vendin e tij në kabinet do ta zërë Sokol Dervishaj, këshilltar i Metës në Kuvend.