TIRANE- Prokurori i burgosur Haxhi Giu është shtruar në spitalin e burgut në QSUT. Disa portale shkruajnë se ai është në gjendje të rëndë, por Opinion.al u interesua dhe mësoi se gjendja e tij nuk është aq e rëndë sa thuhet…
Ndërkaq gjykata ka urdhëruar ekzaminimin shëndetësor për prokurorin Haxhi Giu.
Ai akuzohet për korrupsion pasi i premtoi një personi të arrestuar për trafik droge lehtësim të akuzës në këmbim të 29 mijë eurove. Prokurori i Krujës mbahet në masën e sigurisë “arrest me burg” prej afro 3 muajsh. /Opinion.al