Hashim Thaçi ka udhëtuar për Lens të Francës bashkë me disa këngëtar dhe artistë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dotë jetë sot në Lens të Francës për të përcjellë ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.
Ai për Lens është duke udhëtuar me aktorët Blerim Destani, Xhevdet Jashari dhe këngëtarët MC Kresha dhe Noizy.
Më poshtë keni postimin e plotë të presidentit Thaçi:
“Rrugës për në Lens, bashkë edhe me aktorët Blerim Destani, Xhevdet Jashari dhe këngëtarët MC Kresha dhe Noizy, ku do të ndjekim nga afër debutimin historik të Shqipërisë në Euro 2016 përballë Zvicrës.
29 nga gjithsej 46 futbollistë në fushë sot janë shqiptarë, gjë që rrallë mbahet mend të jetë shënuar në historinë e sportit më popullor në botë.