Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hashim Thaçi: Edi Rama po bën historinë evropiane të shqiptarëve

2025/07/25 at 11:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hashim Thaçi: Edi Rama po bën historinë evropiane të shqiptarëve

Në një intervistë për Klan Kosova, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe rolin e kryeministrit Edi Rama.


Thaçi tha se Shqipëria po përmbyll me sukses tranzicionin demokratik dhe po konsolidon institucionet, duke u bërë një shtet i respektuar në rajon dhe më gjerë.

Gjatë kësaj interviste ai theksoi se Edi Rama po udhëheq një transformim modern dhe optimist, duke e bërë Shqipërinë një shembull dhe duke “bërë historinë evropiane të shqiptarëve”.

“Shqipëria! Pas tri dekadash me ngritjet dhe rëniet e veta, Shqipëria po e përmbyll në mënyrë mbresëlënëse tranzicionin demokratik. Sot, Shqipëria është një vend i respektuar dhe i besueshëm nga bashkësia ndërkombëtare. Është nder kur shihje Shqipërinë të udhëhiqte takimet e Këshillit të Sigurimit, me agjendë të koordinuar me SHBA-të dhe fuqitë tjera perëndimore. Shqipëria e zhveshi para botës agresionin rus në Ukrainë. Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve“, deklaroi Thaçi nga burgu i Hagës.

Ai ka vënë në dukje edhe rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë ndaj Kosovës dhe rolin e saj si lider në paqe dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor.

Në të njëjtën intervistë, Thaçi foli edhe për sfidat personale dhe privimin e lirisë gjatë qëndrimit të tij në Hagë. Ai e përshkroi situatën e tij si një “peshk pa ujë”, duke theksuar se përkundër kushteve të vështira, “shpirtin ia merr vetëm ai që ia ka dhënë“.

Thaçi shprehu bindjen se populli i Kosovës mbetet i lirë përjetësisht dhe theksoi rëndësinë jetike të mbështetjes ndërkombëtare, veçanërisht atë të SHBA-ve, në rrugën drejt pavarësisë dhe përparimit të vendit.

Kujtojmë se ish-Presidenti i Kosovës ndodhet në paraburgim në Hagë që prej nëntorit 2020, pas dorëheqjes së tij për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që dyshohet të jenë kryer gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, gjatë dhe pas luftës për pavarësinë e Kosovës.

 



Ju sugjerojmë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

28 Nëntor, 2025 8:23 am
113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Para
“Kodi i ri Penal t’i shërbejë Shqipërisë dhe jo pushtetit”/Zaçaj: Të jetë parzmore..

“Kodi i ri Penal t’i shërbejë Shqipërisë dhe jo pushtetit”/Zaçaj: Të jetë parzmore..

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Një ditë para skadimit të afatit 30-ditor, dështimi i 52-të për Kuvendin e Kosovës

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

Situata me zjarret, MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 29 vatra, 10 ende aktive
















TE FUNDIT

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të uruar shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme...

Lexo më shumë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
28 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date...

Lexo më shumë

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
28 Nëntor, 2025

Një mesazh urimi për 113-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se...

Lexo më shumë

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shuar çdo spekullim për sa i përket të ardhmes së luftës në Ukrainë. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com