LEZHE- 340 cigare të cilat brenda kishin hashash janë sekuestruar nga Policia e Lezhës. Po kështu edhe 555 doza kanabis dhe 56 në gota plastike. Tre vetë kanë rënë në pranga për prodhim dhe trafik droge, mes tyre edhe një mësues. Sipas policisë ”në mënyrë të kamofluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit Marijuanë”. Të arrestuarit janë:
Sabri Zyba, 24 vjeç, banues në Lezhë
Fatmir Ndreca, 46 vjeç, banues në Lezhë me funksion mësues në shkollën e mesme në Shënkoll
Petrit Gjoka, 41 vjeç , banues në Lezhë
Dyshohet se droga kultivohej në shtëpinë e mësuesit dhe më pas paketohej e shpërndahej nga dy personat e tjerë. Policia u sekuestroi të arrestuarve edhe një automjet Mitsubishi dhe 4 celularë.