Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2025, në Kroaci.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani tha se mesazhi kryesor që prodhoi ky samit, që lidhet me përkushtimin ndaj mbrojtjes së paqes në rajon.
Ai thekson se lufta e Ukrainës na kujton se paqja duhet mbrojtur dhe jo të merret si e mirëqenë.
“Mesazh i qartë nga Evropa Juglindore në përfundim të Forumit të Dubrovnikut:
Përkushtimi ynë ndaj paqes mbetet i palëkundur.
Lufta e Ukrainës na kujton se paqja duhet mbrojtur, dhe jo të merret si e mirëqenë.
Rikonfirmojmë qëndrimin tonë ndaj solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe ndaj një Evrope të bashkuar.
Mirënjohje Ministrit për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, për mikpritjen me qëllim dhe vision”, shkruan Hasani.