Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 78-vjeçare.
Mësohet se trupi i pajetë i ish-senarorit u gjet në shtëpinë e tij dhe vdekja e Martit më pas u konfirmua nga Partia Radikale e qendrës së djathtë.
Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht si anëtar i Këshillit të Evropës dhe i Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut.
Raporti i tij për Kosovën në vitin 2011, si hetues special për Këshillin e Evropës, pretendonte përtrafikim organesh, duke përfshirë UÇK-në në këtë. Si pasojë e raportit të tij u themelua Gjykata Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosovës disa vjet më vonë.
Në vitin 2011 ai publikoi një raport mbi trafikimin e dyshuar të organeve në Kosovë, i cili implikonte anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kohë më parë, Marty tha se shërbimet sekrete serbe po japin para për ta vrarë dhe më pas ua hedhin fajin shqiptarve.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në gusht në Këshillin e Evropës kërkoi anulimin e raportit të Dick Marty-t për trafikun e organeve në Shqipëri dhe Kosovë.