Google Maps prezantoi një përditësim të ri i cili përmirëson ndjeshëm pamjen e hartave duke theksuar pikat e interesit në zonën tuaj. Sipas gjigandit të motorit të kërkimit tashmë dizajni i ri është më i pastër dhe më i lehtë për tu lexuar.
Janë të shumtë elementet e hequra ku spikatin skicat e rrugëve ndërkaq janë përmirësuar emrat e rrugëve, pikat e interesit, stationet e autobuzëve për të ofruar një hartë lehtësisht të lexueshme.
Së bashku me një hartë më të thjeshtë, Google po shton edhe një funksionalitet të ri në shtresën bazë të hartës. Kur zgjeroni fushëpamjen e hartës, grumbuj pikash popullore të interesi do të nënvizohen në ngjyrë portokalli. Ndërsa në momentin që hynë në detajet më të vogla të hartës, ambjente individuale do të shfaqet gjithashtu në ngjyrë portokalli për tu treguar nëse janë popullore.
Duke qenë se ky është një përditësim në të dhënat e bazuara në cloud të Google Maps, pamja e re do të jetë e disponueshme menjëherë në të gjitha platformat. Nuk është i nevojshëm një përditësim aplikacioni. (PCWorld Albanian)