Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Harta/ Zbulohet plani, ja si do të bashkohej Shqipëria me Jugosllavinë

2016/12/18 at 3:10 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Harta/ Zbulohet plani, ja si do të bashkohej Shqipëria me Jugosllavinë

Jo pak qytetarë të ish- Federatës kanë nostalgji për Jugosllavinë, pasi e konsiderojnë se kanë jetuar më të lumtur dhe më të sigurt, ndërsa shumë të tjerë besojnë se Jugosllavia ishte një krijim artificial, citohet media sllave.

Por pak nga këta e marrin me mend sesi do ishte fati i Jugosllavisë pasi pak shans ka pasur publiku për të njohur planin e vërtetë të Josip Broz Titos. Disa historianë besojnë se Tito donte një Jugosllavi edhe më të madhe sesa është thënë, e më të fuqishme, e cila nuk do ishte vetëm një fuqi rajonale, por një e tillë edhe në mbarë botën.

Federata Ballkanike, skema e Beogradit për të përfshirë edhe Shqipërinë në Jugosllavi madje edhe Bullgarinë, tani mund të duket qesharake, por në atë kohë ajo gati u bë realitet. Përpjekjet kishin filluar herët, madje që para luftës, kurse në plenumin e jashtëzakonshëm të Beratit, Enver Hoxha do vihesh me shpatulla pas muri nga emisarët jugosllavë dhe përkrahësit e tyre gjoja për pozicionin e tij ndaj Ballit Kombëtar, por që në fakt synonte një qëllim tjetër…

Ishte koha kur emisarët jugosllavë po e tepronin por përpjekjet për ta futur plotësisht nën sqetull Partinë Komuniste Shqiptare dhe Hoxhën po bëheshin realisht cinike. Ndërkohë parulla për Konfederatën Ballkanike po zinte vend në retorikën e udhëheqjes serbe dhe shërbeu si taktikë edhe për qëllimin final: përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi.

Ndërkohë deri vonë me Hoxhën do të luajnë me kartën e Kosovës dhe vetëzgjedhjen e saj. Historiania Sabrina Ramet për Blicin serb do të thotë se Jugosllavia nën Titon ka kërkuar për të krijuar një Jugosllavinë integrale, e cila do të përfshinte zonën përreth kufirit të Jugosllavisë: Greqi, Thrakë, Shqipërinë, Bullgarinë, por së paku edhe një pjesë të Karinthias austriake, si dhe të gjithë provincën italiane të Friuli Venezia Giulia.

Në mesin e mbështetësve të irredentizmit jugosllav ishin madje edhe monarkistët dhe republikanët qysh në epokën para krijimit të Jugosllavisë në vitin 1918. Sabina Ramet gjithashtu i referohet deklaratës së politikanit Svetozar Pribæeviæ që pohonte se Jugosllavia duhet të shtrihet “nga lumi Soca deri në Selanik”.

Ndoshta Jugosllavgjërat më të çuditshme në këtë hartë janë territoret e listuara si pjesë e Jugosllavisë, ku bëjnë pjesë edhe Bullgaria dhe Shqipëria. Megjithatë, nga historiania serbe thuhet se: lëvizja politike Zveno në Bullgari mbështeti idenë e përfshirjes së Bullgarisë dhe Shqipërisë të shtetit të përbashkët të sllavëve të Jugut.

Lëvizja Zveno ka marrë pjesë në grushtin e shtetit në Bullgari në vitin 1934. Ata kërkuan një aleancë me Francën, si edhe përfshirjen e Bullgarisë në Jugosllavi. Edhe qeveria britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore ka mbështetur idenë e krijimit të një Jugosllavie të Madhe në përgjigje të aderimit të Bullgarisë tek Fuqitë e Boshtit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia e Titos njoftoi se zotëronte të drejtat për Triesten dhe të gjithë Karýncinë, duke përfshirë Karinthian austriake. “Ne e kemi shpëtuar Karinthian, por kushtet ndërkombëtare ishin të tilla që ne duhet ta linim përkohësisht. Karinthia është e jona dhe ne do të luftojmë për të”, ka dërguar mesazh Tito në administratën e vet.

Por në fakt teoritë jugosllave çalojnë, pasi në vitet 1944¬1955 faktori sovjetik vendos në Shqipëri, Bullgari, Hungari, Rumani, Jugosllavi etj. BRSS ka në terren, madje në shumicën e vendeve, përveç Shqipërisë, njësitë e Ushtrisë së Kuqe, kurse vendet e çliruara prej tyre gati administroheshin nga komandat ushtarake sovjetike.

Ndërkohë që në vendet ish-¬pjesëmarrëse të 3Boshtit3 si në Bullgari, Hungari dhe Rumani në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të aleatëve, përfaqësuesit sovjetikë, kanë dorë të lirë për gjithçka. Në një dokument 3Tepër sekret3, dokumenti nr. 1, datë 10 janar 1944 me titull “Promemorie flasin kaq shumë në Perëndim.

Prandaj, linja jonë për këtë problem duhet të mbetet negative. 3 Ideatori i ndryshimeve ekonomike jugosllave Kardel në një raport të titulluar: 3Për situatën politike në Jugosllavi3 do shprehej: 3Për sa i përket perspektivës, ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë3. Ai shpjegon hapat që duhet të ndiqen me Shqipërinë dhe pse nuk janë pjekur momentet për bashkim, por flitet për Paktin për Ndihmën Reciproke, “i cili mund të nënshkruhet brenda një kohe të shkurtër3.
Do kalojnë kohë dhe viti 1946 u bë viti i krijimit formal të bashkëpunimit Jugosllavi – Shqipëri, pasi u nënshkrua Traktati për Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Ndihmën Reciproke me afat 20 vjeçar, duke shtuar këtu edhe mundësinë e zgjatjes automatikisht për pesë vjet, nëse do kishte performancë të mirë.

Shqipëria gjatë vitit 1946 do të lidhë 21 marrëveshje, ndërsa viti pasardhës, 1947, u pasua nga marrëveshje të tjera. Shqipëria e vogël e dërrmuar nga lufta do ishte ndërmjet dy kalkulimeve të llogaritura me kujdes nga jugosllavët: të shkonte në konfederatë ose bashkim me Jugosllavinë. Të dyja një minus i madh për vendin.

Për fat po vinte viti 1948, kur marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë do të do të merrnin të çarën e madhe. Vendin e Jugosllavisë në botën komuniste e zuri Bullgaria, ndërsa Shqipëria i ishte nënshtruar plotësisht kontrollit komunist të Krahut Lindor në Moskë.

Për fat historia do ta ndihë Shqipërinë, pasi krijimi në shtator 1947 i Byrosë Informative, e në janar të vitit 1949 formimi i KNER, do përshpallte etapat e reja për krijimin e bllokut sovjetik dhe si rrjedhojë edhe kurs tjetër për Shqipërinë. Për fat, tashmë sigurohej krejt shmangia nga rreziku sllav dhe ëndrra e Titos për të bërë konfederatën ballkanike.




Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para
Lenovo Moto M tani edhe në Evropë

Lenovo Moto M tani edhe në Evropë

Video/ Vdekja tragjike e pilotit, ndryshohet pista e Montmelo

Video/ Vdekja tragjike e pilotit, ndryshohet pista e Montmelo

Ndodh çudia/ Një futbolliste femër firmos me ekipin meksikan të meshkujve

Ndodh çudia/ Një futbolliste femër firmos me ekipin meksikan të meshkujve
















TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com