Bazuar në një hartë për stereotipet e qytetarëve të Britanisë së Madhe për vendet e Europës, del se Kosova ende kërkon të pavarësohet, Shqipëria e do Amerikën ndërsa Serbia është vend i urryer.
Kjo hartë është publikuar nga The Independent, dhe shfaq stereotipet që britanikët kanë për Europën, sipas asaj që ata kërkojnë në google.
Për Rusinë britanikët mendojnë se e urren Poloninë, për Austrinë mendojnë se është raciste, ndërsa për Çekinë mendojnë se është vend ateistësh.