Harry Kane nuk di të ndalet. Sulmuesi anglez i Bayern Munchen ka shënuar 3 gola në Klasiken ndaj Borussia Dortmund, në fitoren 4-0 të kampionëve në fuqi të Gjermanisë në transfertë.
Me tregolëshin e radhës, Kane ka thyer edhe një rekord historik: në 10 ndeshjet e para të Bundesligës ka shënuar 14 gola, gjë që nuk ishte arritur kurrë më parë.
Goli tjetër i ndeshjes u shënua nga Upamecano, me mbrojtësin francez që zhbllokoi rezultatin që në minutën e katërt të ndeshjes.