Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Harris prezanton planet për uljen e taksave dhe çmimet e ushqimeve

2024/08/17 at 3:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zv.presidentja e SHBA: Nuk do të dërgojmë trupa për të luftuar rusët në Ukrainë

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris njoftoi të premten një sërë propozimesh ekonomike që synojnë uljen e taksave, uljen e çmimeve të artikujve ushqimorë, strehimit dhe gjërave të tjera thelbësore për shumë amerikanë.


“Faturat po shtohen”, deklaroi ajo, duke u përpjekur të trajtojë shqetësimet financiare, që janë përparësi kryesore për votuesit, dhe përpjekjet e republikanit Donald Trump për ta fajësuar atë për gjendjen ekonomike në vend.

Gjatë një fjalimi në shtetin e Karolinës së Veriut, Kamala Harris tha se “forcimi i klasës së mesme do të jetë një qëllim përcaktues i presidencës sime” ndërsa ajo shfaqi planin e saj për një ndalim federal të rritjes së çmimeve nga prodhuesit e ushqimeve dhe kompanitë e shpërndarjes së artikujve ushqimorë. Ajo gjithashtu propozoi 25,000 dollarë ndihmë për një kategori të blerësve të parë të shtëpive dhe stimuj tatimorë për ndërtuesit e shtëpive të reja.

“Çdo ditë në mbarë vendin tonë, familjet flasin për planet e tyre për të ardhmen, ambiciet e tyre, aspiratat e tyre për veten, për fëmijët e tyre. Ata gjithashtu flasin se si do të jenë në gjendje t’i realizojnë ato financiarisht, sepse faturat po rriten dhe po shtohen”, tha zonja Harris. “Kemi shpenzimet për ushqimin, qiranë, karburantin, veshmbathje për kthimin e fëmijëve në shkollë dhe ilaçet. Pas gjithë këtyre shpenzimeve, për shumë familje nuk mbetet shumë në fund të muajit”, tha ajo.

Ajo theksoi uljen e taksave për familjet, si dhe për njerëzit me të ardhura të mesme dhe të ulëta, duke premtuar se do të zgjerojë kredinë tatimore të fëmijëve deri në 3,600 dollarë për fëmijë dhe 6,000 dollarë për fëmijët në vitin e tyre të parë të jetës.

Në përgjithësi, planet përfaqësojnë një vazhdimësi të shumë përparësive të administratës së Presidentit Biden.

Zonja Harris nuk po kërkon ndonjë largim radikal nga politikat e Presidentit Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara për president muajin e kaluar dhe e mbështeti Nënpresidenten Harris. Megjithatë, zonja Harris ka përqafuar politikat populiste të ekonomisë, duke u zhvendosur nga përparësia e zotit Biden për krijimin e vendeve të punës dhe infrastrukturën në çështjet që lidhen më ngushtë me uljen e kostos së jetesës, si çmimet e ushqimeve, kostoja e banesave dhe uljen e taksave për familjet.

Pjesa më e madhe e asaj që ajo po propozon do të ketë nevojë për miratim nga Kongresit, një gjë që mund të jetë e vështirë për shkak të mjedisit të ashpër politik. Megjithatë, ekipi i fushatës së zonjës Harris ka ofruar detaje të pakta mbi mënyrën se si do të financoheshin këto propozime.

Nënpresidentja Harris po përpiqet të frenojë sulmet e ish Presidentit Trump ndaj saj, në të cilat e quan atë “një liberale radikale të Kalifornisë që shkatërroi ekonominë”, siç tha ai gjatë një fjalimi të enjten, gjatë të cilit ai shfaqi artikuj të njohur të dyqaneve ushqimore për të nënvizuar koston e lartë të ushqimit.

Disa nga këshilltarët ekonomikë të zotit Trump kritikuan planet e zonjës Harris përpara se ajo të fliste të premten. Brian Hughes, zëdhënës i fushatës së ish-presidentit Trump, tha se propozimet e zonjës Harris janë përfaqësues të një “modeli socialist dhe autoritar”.

Kevin Hassett, ish-kryetar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë gjatë administratës së zotit Trump, e quajti “plotësisht absurde” idenë që qeveria të luajë një rol në përcaktimin e çmimit të ushqimeve, një referencë ndaj propozimit të zonjës Harris për ndalim federal të “rritjes së çmimeve të ushqimit nga korporatat”.

Në fjalimin e saj, Harris ofroi kontraste të forta me propozimet ekonomike të zotit Trump, duke përfshirë thirrjen e tij për tarifa të larta për mallrat e huaja. Ajo tha se kundërshtari i saj “dëshiron të vendosë atë që është, në fakt, një taksë kombëtare e shitjes për produktet e përditshme dhe nevojat bazë që ne importojmë nga vendet e tjera”.

“Kjo do të nënkuptonte çmime më të larta për pothuajse çdo nevojë tuajën ditore”, tha zonja Harris.

Anketat tregojnë se amerikanët kanë më shumë gjasa t’i besojnë zotit Trump se sa zonjës Harris në çështjen e menaxhimit të ekonomisë. Sipas anketave, rreth 45 për qind e amerikanëve thonë se zoti Trump është i pozicionuar më mirë në menaxhimin e ekonomisë, ndërsa 38 për qind e tyre mbështesin qasjen e zonjës Harris në këtë çështje./VOA



Ju sugjerojmë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Para
Inkursioni në rajonin rus, Zelensky: Ukraina ka forcuar pozicionet në Kursk 

Inkursioni në rajonin rus, Zelensky: Ukraina ka forcuar pozicionet në Kursk 

103 mijë persona jetojnë të vetëm në Shqipëri, sociologët zbulojnë shkaqet 

103 mijë persona jetojnë të vetëm në Shqipëri, sociologët zbulojnë shkaqet 

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet Xhelal Rraja 

Fishekzjarrët dogjën pyllin, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi! Festa që shkrumboi qindra pemë
















TE FUNDIT

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
13 Maj, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë pretendimet se nuk do të shiten bileta për shqiptarët e Kosovës, për të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
13 Maj, 2025

Bashkimi Europian ka reaguar ditën e sotme lidhur me zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 11 Maji në Shqipëri. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com