Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Harris, fushatë në Pensilvani me mbështetësit republikanë, Trump kërkon votën e latino-amerikanëve

2024/10/16 at 6:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trumpi pranon ofertën e Fox News për debat presidencial me Harrisin

Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris bën fushatë të mërkurën për herë të dytë këtë javë në Pensilvani, një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale për president. Kësaj radhe, zonja Harris do të mbajë një tubim me një grup republikanësh që po e mbështesin atë kundër kandidatit të partisë së tyre, Donald Trump.

Ndërkohë, ish-Presidenti Trump vazhdon përpjekjet e tij për të bërë për vete votuesit hispanikë gjatë një aktiviteti që organizohet nga rrjeti më i madh televiziv në gjuhën spanjolle në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa kanë mbetur edhe tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, zonja Harris do të bëjë fushatë në qarkun Bucks të Pensilvanisë, një zonë që ka shumë votues, në periferi të Filadelfisë. Presidenti Joe Biden e fitoi këtë qark, me një avantazh të ngushtë, në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Fjalimi i Nënpresidentes Harris gjatë tubimit në Pensilvani pritet ta vërë theksin tek rëndësia e respektimit të Kushtetutës. Ajo do të shoqërohet nga ish-ligjvënësi republikan, Adam Kinzinger dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Republikane. Ata e kundërshtojnë kandidaturën e zotit Trump pasi thonë se ai është një kërcënim për demokracinë amerikane për shkak se refuzon të respektojë normat zgjedhore të vendit dhe për shkak të mbështetjes për individët që sulmuan Kapitolin më 6 janar të vitit 2021.

Ish-Presidenti Trump dhe Nënpresidentja Harris bënë fushatë në të njëjtën kohë në Pensilvani të hënën. Kandidati republikan ishte në Oaks, ndërsa zonja Harris ishte në anën tjetër të shtetit, në qarkun Erie. Ky qark kishte një nga rezultatet më të ngushta në Pensilvani gjatë dy garave të fundit presidenciale.

Rruga më e lehtë për zonjën Harris për të siguruar Shtëpinë e Bardhë, është duke fituar në tre shtetet e pavendosura në veri të Shteteve të Bashkuara: Miçigan, Pensilvani dhe Viskonsin. Zonja Harris mbajti një tubim zgjedhor në Detroit, në Miçigan të martën dhe do të udhëtojë në tre qytete të Viskonsinit të enjten.

Zonja Harris gjithashtu pritet të japë një intervistë për rrjetin ‘Fox News’ të mërkurën.

Ish-Presidenti Trump do të marrë pjesë në një diskutim që do të transmetohet në rrjetin në gjuhën spanjolle ‘Univision’, si pjesë e përpjekjeve të tij për të siguruar votat e komunitetit latino-amerikanë. Të shtunën, ish Presidenti Trump mori pjesë në një tubim në Las Vegas, ku mbajti fjalim para pronarëve të bizneseve nga komuniteti hispanik, në shtetin vendimtar të Nevadës.

Biseda në rrjetin ‘Univision’ do të regjistrohet në Miami të Floridas dhe planifikohet të transmetohet të mërkurën në mbrëmje. Emigracioni luan rol të rëndësishëm për ekipin e fushatës zgjedhore të zotit Trump. Ai shpreson tek rritja e mbështetjes së votuesve hispanikë në përpjekjet për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ofron një vizion të zymtë për imigracionin. Ai më parë ka thënë se emigrantët po “helmojnë gjakun” e kombit amerikan dhe se fluksi i fundit i emigrantëve të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë përbën një “pushtim”.

Nënpresidentja Kamala Harris mori pjesë në një ngjarje të ngjashme të organizuar nga rrjeti “Univision” në Las Vegas, javën e kaluar. Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris bën fushatë të mërkurën për herë të dytë këtë javë në Pensilvani, një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale për president. Kësaj radhe, zonja Harris do të mbajë një tubim me një grup republikanësh që po e mbështesin atë kundër kandidatit të partisë së tyre, Donald Trump.

Ndërkohë, ish-Presidenti Trump vazhdon përpjekjet e tij për të bërë për vete votuesit hispanikë gjatë një aktiviteti që organizohet nga rrjeti më i madh televiziv në gjuhën spanjolle në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa kanë mbetur edhe tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, zonja Harris do të bëjë fushatë në qarkun Bucks të Pensilvanisë, një zonë që ka shumë votues, në periferi të Filadelfisë. Presidenti Joe Biden e fitoi këtë qark, me një avantazh të ngushtë, në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Fjalimi i Nënpresidentes Harris gjatë tubimit në Pensilvani pritet ta vërë theksin tek rëndësia e respektimit të Kushtetutës. Ajo do të shoqërohet nga ish-ligjvënësi republikan, Adam Kinzinger dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Republikane. Ata e kundërshtojnë kandidaturën e zotit Trump pasi thonë se ai është një kërcënim për demokracinë amerikane për shkak se refuzon të respektojë normat zgjedhore të vendit dhe për shkak të mbështetjes për individët që sulmuan Kapitolin më 6 janar të vitit 2021.

Ish-Presidenti Trump dhe Nënpresidentja Harris bënë fushatë në të njëjtën kohë në Pensilvani të hënën. Kandidati republikan ishte në Oaks, ndërsa zonja Harris ishte në anën tjetër të shtetit, në qarkun Erie. Ky qark kishte një nga rezultatet më të ngushta në Pensilvani gjatë dy garave të fundit presidenciale.

Rruga më e lehtë për zonjën Harris për të siguruar Shtëpinë e Bardhë, është duke fituar në tre shtetet e pavendosura në veri të Shteteve të Bashkuara: Miçigan, Pensilvani dhe Viskonsin. Zonja Harris mbajti një tubim zgjedhor në Detroit, në Miçigan të martën dhe do të udhëtojë në tre qytete të Viskonsinit të enjten.

Zonja Harris gjithashtu pritet të japë një intervistë për rrjetin ‘Fox News’ të mërkurën.

Ish-Presidenti Trump do të marrë pjesë në një diskutim që do të transmetohet në rrjetin në gjuhën spanjolle ‘Univision’, si pjesë e përpjekjeve të tij për të siguruar votat e komunitetit latino-amerikanë. Të shtunën, ish Presidenti Trump mori pjesë në një tubim në Las Vegas, ku mbajti fjalim para pronarëve të bizneseve nga komuniteti hispanik, në shtetin vendimtar të Nevadës.

Biseda në rrjetin ‘Univision’ do të regjistrohet në Miami të Floridas dhe planifikohet të transmetohet të mërkurën në mbrëmje. Emigracioni luan rol të rëndësishëm për ekipin e fushatës zgjedhore të zotit Trump. Ai shpreson tek rritja e mbështetjes së votuesve hispanikë në përpjekjet për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ofron një vizion të zymtë për imigracionin. Ai më parë ka thënë se emigrantët po “helmojnë gjakun” e kombit amerikan dhe se fluksi i fundit i emigrantëve të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë përbën një “pushtim”.

Nënpresidentja Kamala Harris mori pjesë në një ngjarje të ngjashme të organizuar nga rrjeti “Univision” në Las Vegas, javën e kaluar./VOA

Ju sugjerojmë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
Para
Shpërthimi i cisternës me karburant në Nigeri, humbin jetën mbi 140 persona

Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar

EMRAT/ Drejtonin grupin kriminal të drogës Itali-Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim çështjen penale ndaj të pandehurve

Bëhen publike rezultatet e censit në Malin e Zi, më pak se 5% deklarohen shqiptarë

TE FUNDIT

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com