Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haradinaj i kërkon Hotit të mos e firmosë marrëveshjen me Serbinë

2020/09/04 at 3:15 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Haradinaj i kërkon Hotit të mos e firmosë marrëveshjen me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën përmendet Liqeni i Ujmanit. Sipas tij, çështja e Ujmanit është njëra nga pikat e marrëveshjes.


Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj tha se nëse marrëveshja nënshkruhet sot, më 4 shtator, dhe ka çështjen e Ujmanit në të, ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk do ta përkrahin.

“Ujmani është një liqen që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se për heqjen e kësaj pike nga marrëveshja ka folur me të gjitha autoritetet relevante, pasi sipas tij, përfshirja e Ujmanit në marrëveshjen e paralajmëruar, “është e papranueshme”.

“Nuk e ka përkrahjen time dhe të Aleancës. Nuk e di si do të jetë fati i kësaj marrëveshjeje. Unë apeloj te kryeministri Hoti që të mos e nënshkruajë. Pra, një marrëveshje ku Ujmani është çështje e çfarëdo marrëdhënieje trepalëshe të mos e nënshkruajë, ku është edhe Serbia palë”, tha Haradinaj, duke shtuar se ndonëse i gëzohen arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, ka disa elemente të tjera që janë të ndjeshme.

“Jam në dijeni të krejt materies. Nuk ka pasur element të njohjes. Kanë qenë disa pika të marrëdhënieve të ndërsjella, një prej të cilave, pikën 10 Serbia ka kërkuar që të hiqet. Ka edhe pika të tjera që janë të ndjeshme, është Minishengeni, pastaj është moratoriumi për mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Ka plot pika, por ne në respekt të nikoqirit, në këtë rast të SHBA-së jemi gjendje të gjejmë dalje, por e vetmja pengesë për mosdakordim për marrëveshje është çështja e Ujmanit për të cilën unë nuk e kuptoj pse duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje ku është edhe Serbia”, tha ish-kryeministri Haradinaj.

Haradinaj tha se nëse arrihet marrëveshja, që përmban edhe çështjen e Ujamnit, atëherë as e ardhmja e koalicionit qeverisës nuk është e sigurt.

“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, tha ai.

Në pyetje e Radios Evropa e Lirë se a mund të ketë sanksione nga amerikane ndaj tij nëse marrëveshja refuzohet , Haradinaj tha shkurtimisht që është e mundshme.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump pritet që sot të nënshkruajnë një dokument.

Ky dokument është thënë se përmban çështje ekonomike, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

Takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nisën më 3 shtator, nën ndërmjetësimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Ndryshe, në delegacionin e Kosovës në Uashington janë ministrat nga AAK-ja, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashme, Meliza Haradinaj-Stublla. Në takimet e së enjtes në Shtëpinë e Bardhë ka marrë pjese, krahas Hotit, edhe Selim Selimi.

Pas takimit të 3 shtatorit, O’Brien tha se palët kanë bërë “përparim të vërtetë”, ndërkaq kryeministri Hoti tha se marrëveshja do të finalizohet më 4 shtator.

Marrëveshja që pritet të nënshkruhet nuk është publikuar deri më tani./ REL



Ju sugjerojmë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

28 Nëntor, 2025 8:23 am
113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Para
Presidenti Malit të Zi: Kisha po mban gjallë idenë e Serbisë së Madhe

Pas gati 30 vitesh në pushtet, Milo Gjukanoviç pranon humbjen

9 viktima brenda 24 orësh në Maqedoninë e Veriut  

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/Shënohen viktima dhe 109 raste të reja

OKB: Covid në Shqipëri do të sjellë rritje të sëmundshmërisë

Rriten shifrat, rekord numri i të shtruarve në spitalet Covid
















TE FUNDIT

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të uruar shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme...

Lexo më shumë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
28 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date...

Lexo më shumë

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
28 Nëntor, 2025

Një mesazh urimi për 113-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se...

Lexo më shumë

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shuar çdo spekullim për sa i përket të ardhmes së luftës në Ukrainë. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com