Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka prezantuar platformën qeverisëse për Kosovën, duke paralajmëruar zgjedhjet për vitin e ardhshme.
“Na priftë e mbara më 2017”, ka thënë Haradinaj, në përmbyllje të takimit të sotëm me simpatizantët e AAK’së. Ai ka thënë se për të ndodhur ndryshimi duhet edhe përkrahja e qytetarëve të Kosovës, për të cilët ka thënë se ekziston.
Në këtë tubim, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në drejtësi, ka dështuar në bujqësi, ekonomi, arsim e shëndetësi. “Kemi shëndetësi të sëmurë. Ne do ta kthejmë normalitetin në këtë fushë”, ka thënë Haradinaj.
Në këtë tubim, Haradinaj s’ka përmendur asnjë emër konkret për gjendjen e keqe në Kosovë. S’ka përmendur emrin as të Isa Mustafës, as të Kadri Veselit e as të Hashim Thaçit. Ka folur me emra të përgjithshëm kur ka akuzuar pushtetin