Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të BE për hapjen e negociatave.
Sipas amabasadores, ky vendim pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.
Kim deklaron se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat e vendit dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin në BE.
“Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe të qytetarëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja./ Opinion.al