Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me hapjen e grupkapitullit të parë “Themeloret” në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare për integrimin në BE.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Manja shkruan se Ministria e Drejtësisë merr një rol vendimtar në avancimin e reformave për institucione më efikase në shërbim të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit.
“Një ditë historike për Shqipërinë!
Sot, me hapjen e grupkapitullit të parë “Themeloret” në konferencën e dytë ndërqeveritare për integrimin në BE, Ministria e Drejtësisë merr një rol vendimtar në avancimin e reformave për institucione më efikase në shërbim të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit. Vijojmë me vendosmëri drejt #Shqipëria2030”, shkruan Manja.