Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e Tretë Qeveritare e mbajtur të martën paradite për grup-kapitullin e marrëdhënieve me jashtë, të sigurisë e mbrojtjes.
Ai udhëhoqi delegacionin shqiptar në Bruksel, për hapjen e grupkapitujve të rinj për anëtarësimin në BE.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar foto nga takimet dhe bisedat e zhvilluara me përfaqësues të lartë europianë.
Krahas fotove ai shkruan se objektivi është anëtarësimi brenda vitit 2030.
“MIRËMËNGJES
dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al