Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapja e bazëz ajrore në Kuçovë, Begaj kujton sulmin në Banjskë: Dëshmoi se sa e brishtë është siguria në rajon

2024/03/04 at 11:27 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapja e bazëz ajrore në Kuçovë, Begaj kujton sulmin në Banjskë: Dëshmoi se sa e brishtë është siguria në rajon

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ne fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, tha se rijetëzimi i kësaj baze shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit.


Begaj përmendi gjithashtu sulmin e Banjskës në Kosovë. Ai tha se kjo ngjarje tregoi se sa e brishtë është siguria në rajonin tonë dhe dëshmoi se ka ende aktorë lokalë, të cilët mundohen ta projektojnë të ardhmen nëpërmjet një të kaluare e cila nuk duhet të kthehet më.

“Rijetësimi i bazës ajrore të Kuçovës, shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit tonë.

Kjo bazë është rezultat i bashkëpunimit, solidaritetit, bashkërendimit dhe koordinimit midis aleatëve dhe i vëmendjes që Shqipëria i kushton sigurisë dhe mbrojtjes.

Nga kjo bazë, ne së bashku dërgojmë mesazhin e fuqishëm të paqes dhe dëshmojmë se NATO është e vendosur të mbrojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve, duke garantuar mbrojtje kolektive.

I shpreh mirënjohjen të gjithë aleatëve tanë në NATO, veçanërisht partnerit tonë strategjik, SHBA-së, për mbështetjen e paçmuar që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin euroatlantik.

Detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO dhe nga procesi i anëtarësimit në BE janë natyrshëm edhe interesat strategjike të Shqipërisë.

Baza Ajrore Taktike e NATO-s, e ngritur në Kuçovë, ku historia takohet me modernen, simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen për të siguruar një të ardhme të sigurt.

Ky zhvillim nuk është vetëm një arritje ushtarake, është simbol i qartë i angazhimit tonë për të mbrojtur vendin, dhe parimet e vlerat demokratike që ne, si aleatë të NATO-s, ndajmë së bashku.

Shqipëria dhe Kuçova nuk u zgjodhën rastësisht. Kjo dëshmon vlerësimin dhe besimin që aleatët kanë te Shqipëria, si një partnere e denjë dhe e përkushtuar.

NATO nëpërmjet këtij investimi, tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjike për aleancën.

Është një investim për të forcuar kapacitetet, planet, burimet dhe infrastrukturën e aleancës.

Për Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, një investim strategjik në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, shumë i nevojshëm dhe i mirëpritur ndër vite.

Ky investim merr një rëndësi të veçantë sidomos më kushtet kur siguria në hapësirën euroatlantike është e rrezikuar.

Agresioni i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera, terrorizmi, si dhe kërcënime të tjera përbëjnë sfida për interesat dhe vlerat që përfaqëson bashkësia euroatlantike.

Konfrontimet politiko-ushtarake rrezikojnë të përshkallëzohen dhe të përhapen. Kjo u pa më së miri shtatorin e kaluar në sulmin terrorist të Banjskës, në Kosovë.

Ai sulm tregoi se sa e brishtë është siguria në rajonin tonë dhe dëshmoi se ka ende aktorë lokalë, të cilët mundohen ta projektojnë të ardhmen nëpërmjet një të kaluare e cila nuk duhet të kthehet më.

Në këtë situatë sigurie globale të paqëndrueshme, ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur veten, dhe për të kontribuar në Aleancë për garantimin e paqes, sigurisë, dhe stabilitetit.

Ndaj, Baza e Kuçovës ka një mision mbrojtës dhe shkurajues, një qendër e rëndësishme për operacionet e NATO-s, për të përballuar kërcënimet e sotme dhe të nesërme.

Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon e më gjerë.

Rritja e buxhetit për mbrojtjen, modernizimi i forcave tona të armatosura, rritja e kapaciteteve mbrojtëse dhe fuqizimi i kapaciteteve njerëzore janë domosdoshmëri.

Unë mbështes çdo nismë që qeveria ka ndërmarrë për mbështetjen sociale të personelit të Forcave të Armatosura sepse të jesh pjesë e Forcave të Armatosura nuk është vetëm një profesion, është krenari kombëtare, i shërben Atdheut dhe kauzës së lartë të paqes dhe sigurisë.

Të nderuar të pranishëm,

NATO feston këtë vit 75-vjetorin e krijimit dhe Shqipëria 15-vjetorin e anëtarësimit. Nuk ka më mirë që këta përvjetorë të festohen me investime të tilla të rëndësishme.

Kjo bazë, si dhe angazhimi ynë në NATO, është investim në mbrojtjen e vendit tonë, është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas nesh,  është dëshmi e përkushtimit tonë për të punuar së bashku me aleatët tanë për të ndërtuar një botë më të sigurt për të gjithë”-tha Begaj.

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Peskov: Putini nuk i ka diskutuar kurrë sanksionet anti-ruse me Scholz dhe Macron

Kremlini publikon përgjimet e ushtrisë gjermane: Berlini po bën plane të nisë sulme ndaj Rusisë! Ja dy skenarët 

SPAK nuk e lejoi të shkojë në Kuvend, Berisha ankimoi vendimin, shtyhet seanca! Avokati: Duan t’i djegin mandatin 

Shtyhet sërish seanca për Berishën, avokati: Gjykata po kërkon t’i djegë mandatin e deputetit 

Berisha shkon sot në SPAK, do të merret në pyetje

Baza e NATO-s në Kuçovë, Berisha: PD mbështet aleancën pa rezerva
















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com