Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu thotë se 24 Qendra Shëndetësore sezonale do të shërbejnë përgjatë këtij sezonit turistik.
Ajo njoftoi se këtë vit do hapen edhe 4 qendra të reja më shumë se një vit më parë.
Koçiu gjithashtu bëri me dije se për herë të parë do të shërbejnë edhe motoambulanca.
“Do hapim 34 qendra shëndetësore sezonale, 4 më shumë se vitin e shkuar, të shpërndara në gjithë Shqipërinë dhe në zona kyçe ku kemi fluks turistësh. 10 QSH në veri, 15 në jug dhe 9 në Shqipërinë e mesme. Fillojnë funksionimin nga 1 qershori deri në 30 shtator. Po përfundojmë rekrutimin e punonjësve të shëndetësisë që do punojnë 24/7 për të gjithë qytetarët dhe turistët. Rreth 200 mjekë dhe infermierë që do punësohen. Do shërbejnë edhe motoambulanca, që shmangni trafikun dhe shkurtojnë kohën e marrjes së ndihmës së parë.
Ka nisur procesi i dezinsektimit nga Shkodra dhe do shtrohet në gjithë vendin, me një sipërfaqe 20% të shtuar këtë radhë. Kemi marrë masa për të garantuar inspektime të bareve, hoteleve për të siguruar standarde më të larta, pastërti dhe cilësi”, tha Koçiu.