Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Është më i miri dhe më i shëndetshmi

2022/12/22 at 5:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Është më i miri dhe më i shëndetshmi

Është hapur për të gjashtin vit radhazi tregu i gjelave të detit në Baldushk. Në hapjen e tregut, ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se këtë vit do të shiten 45 mijë shpendë të zonës.

Gjatë vizitës në këtë treg, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës e jo vetëm, që ta blejnë gjelin këtu dhe të kontribuojnë për ekonominë lokale, pasi në këtë mënyrë ndihmojnë fermerët që i përkushtohen rritjes së tyre.

“Nuk ka asnjë dyshim se gjeli i Baldushkut është më i miri, më organiku, më i shëndetshmi. Është i pazëvendësueshëm në tavolinat e Vitit të Ri. Ka shumë njerëz që pyesin: “Si mund të ndihmoj”, të cilëve u them: mund të blesh një gjel këtu sepse kështu ndihmon ekonominë lokale. Kemi një Tiranë urbane  me financa dhe para, që është pjesa më vitale e qytetit, por kur vjen puna te gjenerimi i ekonomisë, Tirana është e rrethuar me një super kurorë rurale, ku prodhohet mishi i gjelit, djathë, kos dhe gjalpë, ku prodhohet vaji i ullirit, vera dhe rakia më e mirë. Qytetet e tjera e kanë zili një kombinim të tillë, ku hapësira urbane të jetë e rrethuar me gjithë këtë pajë dhe pasuri të jashtëzakonshme të fshatit dhe fermës”, u shpreh Veliaj.

Ai vuri në pah një karakteristikë që banorët e ruajnë me fanatizëm në mirërritjen e gjelave, siç është ajo e mos përdorimit të elementëve të dëmshëm në ushqimin e tyre, por vetëm me produkte bio.

“Fermerët janë subvencionuar më shumë këtë vit për çdo krerë, ka pasur më shumë kujdes mjekësor. Fakti që analizat e gjelit tregojnë se nuk kanë toksina, as antibiotikë, e bëjnë të gatshëm këtë produkt  – edhe nga ana ligjore të bëjnë certifikimin si një produkt organik – që fama, reputacioni dhe ekonomia që gjeneron gjeli i Baldushkut të shkojë përtej Tiranës dhe të kemi mundësinë që këtë brand ta çojmë, jo vetëm në të gjithë Shqipërinë dhe rajon, por edhe më tej në Europë. Kur mendoj se sa shumë mish të ngrirë konsumojmë, që vjen nga Argjentina dhe Brazili, me gjithë respektin për to, por ja ku kemi katundet tona, ushqimin tonë bio, që e certifikojmë vetë, e kontrollojmë vetë dhe e shikojmë vetë me sy, e dimë kur është koha për konsum, cilat janë analizat. Ndaj, besoj fort se gjithnjë e më shumë njerëzit po bëhen të ndjeshëm, që edhe paranë e tyre ta konsumojnë, jo vetëm për patriotizëm brenda vendit, por edhe për cilësi brenda vendit”, deklaroi kreu i Bashkisë. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut
Politikë

Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut

28 Janar, 2026 3:38 pm
Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara
Politikë

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara

28 Janar, 2026 3:26 pm
Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi
Kryesore

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

28 Janar, 2026 3:24 pm
Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
Aktualitet

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

28 Janar, 2026 3:11 pm
Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
Sport

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

28 Janar, 2026 2:34 pm
Para
Ligji për dekoratat, Rama: Ky projekt shkul komunizmin

Ligji për dekoratat, Rama: Ky projekt shkul komunizmin

Pr/ligji për dekoratat, Rama: Ish-presidenti dekoroi edhe të vdekurit

Pr/ligji për dekoratat, Rama: Ish-presidenti dekoroi edhe të vdekurit

Serbët protestë në Kosovë, shpaloset flamuri 250 metra dhe thirrje kundër Kurtit

Serbët protestë në Kosovë, shpaloset flamuri 250 metra dhe thirrje kundër Kurtit

TE FUNDIT

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
28 Janar, 2026

Vazhdon situata emergjente në Itali me qytetin që po bie në greminë. Presidenti i rajonit të Siçilisë thekson se “dëmi...

Lexo më shumë

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
28 Janar, 2026

Numri i viktimave ushtarake ruse dhe ukrainase në luftën që po i afrohet vitit të katërt mund të arrijë në...

Lexo më shumë

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
28 Janar, 2026

Ndeshja e raundit të 1/8-ës së finales së Kupës së Katarit mes Al Shahaniya dhe Al Shamal u bë virale...

Lexo më shumë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
28 Janar, 2026

Një gjykatë në Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar, i cili vrau një tjetër shqiptarë duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com