Një ditë pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi nisjen e fluturimeve duke filluar nga viti i ardhshëm, Albcontroll ka hapur thirrjen për staf për Aeroportin e Vlorës.
Albcontol që ka në thelb menaxhimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore Shqiptare kërkon 6 inxhinierë, 7 specialistë dhe 7 vrojtues.
Teksa publikohen kriteret bëhet me dije se rekrutimet do të mbeten të hapura deri në fund të këtij muaji.