Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, ja 4 qarqet për pozicionet e lira

2024/01/09 at 10:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, ja 4 qarqet për pozicionet e lira

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me drejtues të drejtorive arsimore në rrethe si dhe mësues, ku shpalli thirrjen për konkurrim për 200 pozicione për drejtues shkolle.

“Ky vit për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve do të jetë viti i proceseve transformuese në sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi parashkollor tek ai parauniversitar dhe arsimi i lartë. Synimi ynë është rritja e cilësisë në arsim për të gjitha nivelet e edukimit. Në takimet që unë kam pasur gjatë dialogut “Te flasim për arsimin” me mësues, nxënës dhe prindër, ka dalë qartësisht nevoja për të rritur rolin e mësuesve në proceset vendimmarrëse të shkollës, por edhe të drejtuesve të shkollës, të cilët duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe menaxhuese në funksion të gjithëpërfshirjes dhe në funksion të vendimmarrjeve të përbashkëta, duke përfshirë akoma më shumë mësuesit në proceset vendimmarrëse”, tha Manastirliu.

 Sipas Ministres, formimi profesional dhe mbështetja e drejtuesve të shkollave është një investim në qelizën bazë të arsimit dhe ka një rëndësi thelbësore për të gjithë ecurinë e proceseve mësimore dhe mënyrën se si shkolla udhëhiqet dhe menaxhohet.

Duke vënë theksin në rëndësinë dhe rolin që ka drejtuesi i shkollës në përmirësimin e cilësisë së arsimit, Ministrja shpalli thirrjen për konkurrim për 73 pozicione në DRAP Durrës, 40 në DRAP Fier, 55 DRAP Korçë dhe 32 në DRAP Lezhë për drejtues shkolle dhe siguroi se procesi do të jetë transparent dhe meritokratik dhe do të ndiqet me shumë kujdes dhe vëmendje nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve (MAS) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP).

“Sot, shpallim 200 vende vakante, pra për 200 pozicione të reja për drejtues shkolle, në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, në katër drejtoritë arsimore rajonale. Pozicionet të cilat shpallen sot,  janë pozicione për të cilat ftohen të gjithë mësuesit, aspirantët, drejtuesit, të cilët duan që ta çojnë shkollën në një nivel të ri, për nga pikëpamja e arritjeve, për nga pikëpamja e rezultateve dhe performancës shkollore, dhe që padyshim plotësojnë kriteret e përcaktuara në udhëzimet përkatëse që do të munden t’i aksesojnë në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, ku dhe mund të aplikojnë.

Aplikimi do të ndiqet me shumë kujdes nga MAS dhe strukturat e saj,  për të pasur një proces të hapur, transparent, një proces meritokratik,  në mënyre që në krye të 200 institucioneve tona arsimore të vihen mësuesit, drejtuesit më të mirë, menaxherët më të mirë, për të çuar përpara shkollën, për të çuar përpara rezultatet e mira dhe për ta ngritur në një nivel të ri, administrimin dhe  menaxhimin e shkollave tonë. Sigurisht kjo do të të jetë vetëm një fazë e parë e procesit, pasi menjëherë pas përfundimit të fazës së parë, pra të plotësimit të 200 vendeve drejtuese të shkollës, do të vijohet me fazat e tjera; të dytë dhe të tretë, për plotësimin e pozicioneve të reja, të cilat do të shpallen nga MAS dhe DPAP në funksion të plotësimit të gjithë shkollave me drejtues, të cilët do të jenë, drejtues të përhershëm dhe jo të përkohshëm”-tha më tej Manastirliu.

Ju sugjerojmë

Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës
Aktualitet

Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës

21 Qershor, 2025 12:43 pm
Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
Kryesore

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

21 Qershor, 2025 12:28 pm
Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
Rajoni

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

21 Qershor, 2025 12:15 pm
“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
Aktualitet

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

21 Qershor, 2025 12:01 pm
Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
Aktualitet

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

21 Qershor, 2025 11:49 am
Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit

21 Qershor, 2025 11:34 am
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump parashikon të shkurtojë ditët e pushimeve: Po na kushtojnë shumë dollarë!

21 Qershor, 2025 11:26 am
Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
Aktualitet

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

21 Qershor, 2025 11:07 am
OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
Bota

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

21 Qershor, 2025 10:53 am
Dita e Liqenit të Ohrit
Aktualitet

Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor, 2025 10:37 am
Para
Tiranë, 18-vjeçarja qëllon ish të dashurin me thikë pas sherrit mes tyre

Tiranë, 18-vjeçarja qëllon ish të dashurin me thikë pas sherrit mes tyre

Blindohet Vlora, Sokol Sinomati i njohur me nofkën ‘buzëderri’ merr leje nga burgu për varrimin e djalit

Blindohet Vlora, Sokol Sinomati i njohur me nofkën ‘buzëderri’ merr leje nga burgu për varrimin e djalit

I morën me dhunë një shumë parash të moshuarit, momenti kur policia arreston 3 adoleshentët

I morën me dhunë një shumë parash të moshuarit, momenti kur policia arreston 3 adoleshentët

TE FUNDIT

Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës

Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës
21 Qershor, 2025

Muaji qershor ka sjellë një rritje të dukshme të interesit të vizitorëve të shumtë për thesaret historike të Durrësit. Turistët...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
21 Qershor, 2025

Ka hyrë në ditën e katërt procesi i rinumërimit të votave të qarkut të Tiranës. Sipas asaj që raporton gazetarja,...

Lexo më shumë

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
21 Qershor, 2025

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, njoftoi më 21 qershor se Serbisë i janë transferuar mjetet e para nga Bashkimi...

Lexo më shumë

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
21 Qershor, 2025

Në zemër të Labërisë, aty ku mali takon detin dhe fjala shndërrohet në këngë, është rikthyer festivali “Netët e Bejkës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com