Hapët konkursi ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rama shprehu bindjen se kjo nismë do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm.
“Në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik”, shkruan kryeministri.