Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapen arkivat amerikane për Shqipërinë

2015/12/22 at 11:07 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapen arkivat amerikane për Shqipërinë

TIRANË- Hapen për publikun arkivat e SHBA-së për Shqipërinë. Janë materiale të deklasifikuara që u përdorën edhe nga  Abrahams për librin e tij të ri Shqipëria e Re. Shtëpia botuese Dudaj dhe autori amerikan Fred Abrahams kanë bërë të mundur që këto dokumente të mund të shihen nga personat e interesuar në në Bibliotekën Kombëtare. Janë dokumentet që ka hartuar Departamenti i Shtetit dhe CIA.


“Këto dokumenta ishin tepër të rëndësishme për librin, për të hedhur dritë në këtë periudhë dramatike për Shqipërinë dhe zhvillimit të marrëdhënieve ShBA-Shqipëri,” tha Abrahams . “Por më e rëndësishme është që ato të jenë të hapura për të gjithë-nxënës, studentë, ligjvënës dhe gazetarë”, vijoi ai.

Dokumentat përfshijnë vitet 1981 deri në 2004. Ato zbulojnë sesi qeveria amerikane bënte të gjitha përpjekjet e mundshme të merrte informacione gjatë periudhës së komunizmit, si psh për vdekjen misterioze të kryeministrit Mehmet Shehut dhe për pasardhësit e mundshëm të Enver Hoxhës, dhe se si Uashingtoni analizonte ngjarjet teksa Shqipëria  nisi të hapej në 1990.

Një sasi e caktuar dokumentash i adresohet periudhës 1990-91, duke përfshirë kontaktet e para të SHBA me opozitën-Partinë Demokratike, rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe vizitën  historike të qershorit 1991 në Tiranë të Sekretarit të Shtetit  James Baker, si edhe procesin e reformimit të ngadaltë brenda Partisë së Punës me emrin e ri Partia Socialiste.

Shumë nga dokumentat mbulojnë periudhën e qeverisjes së Sali Berishës si president nga 1992 deri në 1997, duke përfshirë orvatjet e tij për reforma dhe represionet e tij ndaj kritikuesve. Raportet e qeverisë amerikane në atë epokë reflektojnë një mbështetje të fortë pro-Partisë Demokratike në atë kohë. Shumë nga këto dokumenta tregojnë për çarjen graduale mes Berishës dhe Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe gjyqin e grekëve etnikë “Omonia 5,” presioni mbi gjyqësorin dhe zgjedhjet e manipuluara të 1996-ës, që çuan në shpërthimin masiv të skemave piramidale vitin pasues.

Dokumentat e 1996-97 përmbajnë edhe paralajmërimet e vonuara të zyrtarëve të Bankës Botërore dhe FMN-së mbi piramidat, arrestimet e bosave të piramidave, rrëmbimin e arsenaleve luftarake, dhe reagimin e SHBA-së lidhur me insinuatat për përfshirje në të ashtuquajturin “Planin Lotus.”

Disa dokumenta mbulojnë Kosovën, duke përfshirë pikëpamjet kontradiktore të Partisë Demokratike lidhur me konfliktin: Me dëshirën për të paraqitur kredencialet nacionaliste, partia e re në fillim foli për ndryshim kufijsh, e pastaj shpejt moderoi tonet për t’u futur në linjë me shqetësimet ndërkombëtare. Dokumenta të tjerë raportojnë për aktivitetin ushtarak dhe refugjatët në kufirin verior gjatë luftës së 1998-99.

Dokumentat gjithashtu tregojnë shqetësimin e SHBA-së për Partinë Socialiste në atë kohë, duke përfshirë korrupsionin, nepotizmin dhe përdorimin e problemeve të brendshme për të nxjerrë përfitime politike. Disa dokumenta tregojnë dhe për sjelljen e PS gjatë krizës së 1997 dhe gjyqin e kreut të atëhershëm Fatos Nano.

Koleksioni prej 239 dokumentash iu dorëzua Universitetit të Tiranës, Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Qendra për hapje e dialog në Tiranë dhe Biblioteka Kombëtare Shqiptare. Koleksioni i plotë prej 500 dokumentash do të jetë së shpejti në dispozicion në Arkivat e Shoqërisë së Hapur në Budapest. Ato mund të gjenden edhe online http://www.modern-albania.com/documents.

 



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Kontrabanda në dogana! Intervista që asnjë media nuk pranoi t’a publikonte, sonte në “OPINION”

Kontrabandë në doganë me vlerë 1 milionë euro, asnjë në pranga

10 vendet që duhet të vizitoni në 2016

10 vendet që duhet të vizitoni në 2016

Ja tipat e meshkujve që një femër mund të has në krevat

Ja tipat e meshkujve që një femër mund të has në krevat

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com