Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapen 5 shkolla të reja në Tiranë/ Veliaj: T’i japim fund mësimit me dy turne! Hapim qendrën më të madhe për fëmijët me spektrin autik

2024/09/06 at 3:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapen 5 shkolla të reja në Tiranë/ Veliaj: T’i japim fund mësimit me dy turne! Hapim qendrën më të madhe për fëmijët me spektrin autik

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar hapjen e 5 shkollave të reja në kryeqytet me fillimin e vitit të ri shkollor ditën e hënë.

Gjatë takimit me administratorët e shkollave të Tiranës, Veliaj tha se shkollat e reja i japin fund mësimit me dy turne.

Ai i bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat pranë banesës së tyre, pasi të gjitha objektet janë ndërtuar me të njëjtat standarde dhe kanë të njëjtin nivel mësimdhënie.

“Këtë vit hapim 5 shkolla të reja. Vitin tjetër do të hapim 4 shkolla të tjera. Qshtë një revolucion sepse kemi shkuar, 45 plus 4, në 49 shkolla të reja. Për ata që nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë, kam 9 vjet që i pyes: më thoni një shkollë që keni ndertuar. Përgjigja e tyre është: Zero. 49 me 0 them se është një rezultat i mirë dhe shpresoj që ta mbajmë ritmin deri në fund.

Për herë të parë në historinë e tranzicionit, shkolla “Avni Rustemi” kalon me një turn, nga një shkollë me dy turne që ishte. Ka disa shkolla si “Mihal Grameno”, që janë ende me dy turne. Nuk janë me dy turne prej hapësirës, janë me dy turne prej mentalitetit.

Mania që do i çojmë atje se ajo është shkolla më e mirë, se janë zyshat më të mira, është e pavërtetë. Me sistemin e ri, zyshat që kanë dalë të parat në sistem janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha shkollat”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha edhe një lajm të mirë për komunitetin e lagjes ‘Rilindja’, te Unaza e Madhe, dhe pranë Liqenit të Thatë.

”Kemi përgatitur projektin edhe për shkollat e reja në lagjen ‘Rilindja’, te Unaza e Madhe, dhe te ‘Liqeni i Thatë’. Po presim një VKM që të na çlirojë këto shkolla nga paketa e shkollave me projektin e PPP sepse mjafton një nga pronat të jetë e zaptuar ose në proces gjyqësor, dhe na bllokohen të 4 shkollat. VKM na lejon që t’i bëjmë shkollat te lagjja “Rilindja” dhe Liqeni i Thatë veç e veç. Mezi po pres, ndaj me të dalë VKM, do të nisim punën”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe në Ballkan për të ndihmuar fëmijët me spektrin autik.

Ai theksoi se qendra “Pëllumbat”, që i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës, do të kthehet në një qendër model për trajtimin e fëmijëve.

“Ne kemi vendosur që të ndërtojmë qendrën më të madhe për të ndihmuar fëmijët me spektrin autik në Ballkan. Ashtu si Piramida është sot qendra më e madhe e kodimit, ne duam që edhe për engjëjt e tjerë të ofrojmë shërbimin më të specializuar.

E ofrojmë në formën e psikologëve, logopedëve dhe asistentëve specialë në qendrat sociale, në disa nga shkollat dhe çerdhet tona, por nuk mjafton vetëm mësuesi ndihmës. Ne duam që qendra ‘Pëllumbat’ të kthehet në një qendër model për të trajtuar të gjithë fëmijët me aftësi speciale të spektrit autik dhe sindromës Down”, njoftoi ai.

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
“Mbi 90% e vrasjeve pa autor”/ Salianji për rastin e Pogradecit: Ngjarja u zbulua nga mediat, Policia manipuloi

“Mbi 90% e vrasjeve pa autor”/ Salianji për rastin e Pogradecit: Ngjarja u zbulua nga mediat, Policia manipuloi

Rama: Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut

Rama: Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut

I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet në Nikël, Marklen Haka

I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet në Nikël, Marklen Haka

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com