Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hamasi nuk do ta mbështesë planin e paqes të Presidentit Biden pa zotimin e Izraelit për armëpushim të përhershëm

2024/06/05 at 4:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hamasi nuk do ta mbështesë planin e paqes të Presidentit Biden pa zotimin e Izraelit për armëpushim të përhershëm

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi se nuk do ta mbështesë planin paqësor pa një qëndrim të qartë të Izraelit rreth armëpushimit të përhershëm dhe tërheqjes nga Gaza. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, vendimi i Hamasit vjen pas zotimit të udhëheqësve izraelitë për të vazhduar operacionet ushtarake deri në shkatërrimin e Hamasit, përkundër propozimit për armëpushim që presidenti amerikan Joe Biden e bëri publik javën e kaluar.


Ndërkohë që Izraeli po vazhdon operacionin ushtarak në Gazë, përpjekjet për të siguruar armëpushim po hasin në pengesa.

Katari, që po ndërmjetëson në emër të Hamasit, tha se ka mungesë qartësie nga dy palët që po luftojnë njëra-tjetrën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari tha se në rrethanat aktuale ka pak shpresë.

“Po shohim deklarata kontradiktore nga ministrat e kabinetit qeveritar izraelit. Deklaratat e dy palëve nuk na japin shumë shpresë për procesin”, thotë ai.

Udhëheqësit izraelitë u zotuan t’i vazhdojnë operacionet ushtarake kundër Hamasit deri në shkatërrimin e tij, përkundër propozimit për armëpushim të paraqitur nga Presidenti amerikan Joe Biden javën e kaluar. Në një intervistë zoti Biden duket se u pajtua me pretendimet se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zvarrit luftën për të joshur bazën e tij të përkrahësve të krahut të djathtë, por kur u pyet to martën nëse kryeministri izraelit po e bën këtë gjë për arsye politike, Presidenti Biden e hodhi poshtë këtë pohim.

“Nuk besoj. Ai po mundohet ta zgjidhë këtë problem serioz,” deklaroi Presideni Biden.

Plani për armëpushim fillon me një pezullim të përkohshëm gjashtë javësh të luftimeve në këmbim të lirimit të disa pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe qëllimi i tij është të lëvizë drejt një armëpushimi të përhershëm.

Si garantues i Izraelit në negociata, Shtetet e Bashkuara thonë se presin që dyja palët të paraqesin kërkesa shtesë, por kanë besim se Izraeli do t’i përmbahet detyrimeve të veta që dalin nga marrëveshja.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli t’i përmbahet propozimit.

“Presim që Izraeli të vazhdojë ta mbështesë propozimin sepse bëhet fjalë për propozimin e tyre. Dhe është në interesin e Izraelit. Edhe të Hamasit. Ata thonë se duan që lufta të marrë fund. Kjo është rruga për t’i dhënë fund kësaj lufte”, thotë ai.

Ndërkohë që palestinezët vazhdojnë të përballen çdo ditë me shkatërrim dhe vdekje, jo të gjithë kanë pikëpamjet optimiste të administratës amerikane, përfshirë një ish negociator amerikan për Lindjen e Mesme.

“Parashikimi im është që edhe nëse të dyja palët e pranojnë këtë propozim – që ende mbetet çështje e hapur, duke patur parasysh dimensionin politik, posaçërisht në Izrael – duhet shumë fat për ta përmbushur fazën e parë të propozimit. Por përtej kësaj faze, nuk shoh mundësi për përparim”, i tha Zërit të Amerikës zoti Aaron David Miller nga Fondacioni Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

Presidenti Biden ka siguruar përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që mbështet propozimin për armëpushim.

Rezoluta e Shteteve të Bashkuara nuk përfshin kërkesën parashtruar Izraelit për t’u dhënë fund operacioneve në Rafah, që është pjesë e një rezolute tjetër të Këshillit të Sigurimit, e propozuar nga Algjeria.

“Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit duan ndalimin e menjehershëm të operacionit në Rafah. Por nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë t’i bindin anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit se propozimi i tyre është rrugë e qëndrueshme drejt armëpushimit, përfshirë armëpushimin në Rafah, atëherë besoj që anëtarët e tjerë të këshillit do të bëjnë kompromis,” thotë eksperti Richard Gowan nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Por përderisa numri i viktimave civile vazhdon të rritet, gjasat për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi tani për tani duken të zbehta./VOA



Ju sugjerojmë

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
Aktualitet

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

29 Qershor, 2025 2:50 pm
Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg
Aktualitet

Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg

29 Qershor, 2025 2:41 pm
Para
Netanyahu: Izraeli, i përgatitur për një aksion të fuqishëm në afërsi të Libanit

Netanyahu: Izraeli, i përgatitur për një aksion të fuqishëm në afërsi të Libanit

Napoli zyrtarizon Antonio Conte

Napoli zyrtarizon Antonio Conte

Starton në 9 qershor edicioni i Njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR

Starton në 9 qershor edicioni i Njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR
















TE FUNDIT

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt...

Lexo më shumë

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
29 Qershor, 2025

Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës,...

Lexo më shumë

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
29 Qershor, 2025

Makina përplas sërish një monopatinë në Tiranë, duke dëmtuar një 17 vjeçar. Konkretisht, Policia e Tiranës bën të ditur se...

Lexo më shumë

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
29 Qershor, 2025

“Në jug të Shqipërisë, 20 kilometra larg nga qyteti i Sarandës ndodhet Syri i Kaltër. Një atraksion turistik, një park...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com