Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hamasi, nazistët e shekullit të ri”, Rama: Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe dhe as kompromis!

2025/04/07 at 8:49 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Hamasi, nazistët e shekullit të ri”, Rama: Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe dhe as kompromis!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të jetë gjithmonë një shtëpi e dytë për popullin hebre.


Teksa është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit të akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, Rama tha se Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të Izraelit në këto momente të vështira.

Ai theksoi se Hamasi nuk është lëvizje rezistente, por nazistët e shekullit të ri.

Më tej, Rama njoftoi se po ndërtohen dy qendra hebreje në vend, një muze hebre në Vlorë, aty ku ishin vendosur hebrenjtë dhe një qendër kulturore hebreje në Tiranë.

“Ka dy hebrenj në listën e personave të internuar në Gjermani nga e gjithë bota, por nuk janë hebrenj në fakt. Janë dy shqiptarë që ishin djemtë e një familjeje shqiptare, që fshehu dy hebrenj dhe kur nazistët shkuan t’i merrnin, i vjetri i shtëpisë u tha, “prisni në derë”, sepse do t’ua dorëzonte, dhe u dorëzoi dy djemtë e tij, që përfunduan në Bergen-Belsen dhe nuk u kthyen kurrë, e nuk thanë kurrë që ata nuk ishin hebrenjtë që supozohej të mbronin.

Historia jonë e Luftës së Dytë Botërore është e mbushur me episode të tilla e në të njëjtën kohë është një dëshmi që unë e ruaj shumë fort në zemër për të gjithë brezin e ardhshëm që ka të bëjë me mbrojtjen e tjetrit, pavarësisht besimit të tij a të saj fetar. Dhe po, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por kjo ishte një nga arsyet pse nazistët nuk mundën të mbërrinin tek hebrenjtë, sepse myslimanët ishin mburoja e tyre më e fortë.

Në përpjekje për të ndërtuar mbi këtë histori, ne bëjmë gjithçka mundemi që të ngrëmë zërin kundër antisemitizmit. Ne kemi miratuar të gjithë legjislacionin kundër antisemitizmit dhe kemi promovuar mësimin mbi Holokaustin hebre, duke integruar atë në kurrikulën tonë shkollore, sepse është bindja jonë e palëkundur që kjo s’ka të bëjë me hebrenjtë. Kjo ka të bëjë me humanizmin tone.

Nga ana tjetër, ndërkohë që flasim, po ndërtojmë dy qendra hebreje; një muze hebre në Vlorë, aty ku ishin vendosur hebrenjtë, dhe një qendër kulturore hebreje në Tiranë, ku edhe njëherë historia e shpëtimit të hebrejve është e integruar, por në të njëjtën kohë duam t’i japim hapësirë së tashmes e së nesërmes, e duam që sa më shumë të jetë e mundur të kemi marrëdhënie me Izraelin dhe me popullin hebre, qysh nga niveli i turistëve që ju përmendet. Më vjen keq për ta, sepse fluturuan në Shqipëri më 2 prill.

Iu ishte thënë më 1 prill dhe kryeministri iu dha një darkë dhe ata menduan që ishte një shaka nga Sundori. Nga ky nivel pra, deri tek niveli i shkencëtarëve tuaj të mrekullueshëm dhe njerëzve të mrekullueshëm të teknologjisë e industrive tuaja të mrekullueshme.

Dua ta përsëris këtu, që, ashtu siç ka qenë, jo vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, por tre herë në histori, – tokë ku hebrejtë gjetën strehë e mbrojtje, – Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë dhe ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri.

Ne shpresojmë fort që në këtë kohë të re, do të jemi në gjendje të ndërtojmë diçka, jo aq të jashtëzakonshme sa ç’bënë gjyshërit e gjyshet tona, por në të njëjtën frymë vëllazërimi e bashkëpunimi, dhe ne qëndrojmë të patundur krah Izraelit, në këtë moment të vështirë e të dhimbshëm, ku ende ka njerëz në bodrumet mesjetare të Hamasit.

Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri.

Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis.

Duke ju uruar çdo të mirë juve, popullit të Izraelit, gjithë rajonit, e duke pritur me padurim të shoh paqen midis hebrejve dhe arabëve, mbetem vërtetë mirënjohës përgjithmonë, për këtë moment të jetës sime, që jam i sigurt, nuk e meritoj si person, por që jam i sigurt që të gjithë shqiptarët që kanë bërë diçka për hebrenjtë e meritonin këtë moment”, tha Rama.



Ju sugjerojmë

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
Bota

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

28 Nëntor, 2025 1:20 pm
Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë
Aktualitet

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë

28 Nëntor, 2025 1:16 pm
SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
Bota

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

28 Nëntor, 2025 1:02 pm
Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona
Kronikë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona

28 Nëntor, 2025 12:02 pm
NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë
Aktualitet

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë

28 Nëntor, 2025 11:58 am
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Kryesore

113 vite pavarësi/Berisha:Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë

28 Nëntor, 2025 11:56 am
113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Para
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për 4 të plagosur

Pa një marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak “pothuajse i pashmangshëm”

Pa një marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak “pothuajse i pashmangshëm”

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Italia

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Italia
















TE FUNDIT

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
28 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është i pashqetësuar nga takimet që kanë realizuar disa nga figurat e...

Lexo më shumë

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
28 Nëntor, 2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë, ku është takuar me Presidentin rus Vladimir Putin....

Lexo më shumë

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë
28 Nëntor, 2025

Radhë të gjata në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, edhe në kushte kur policia jonë kufitare ka...

Lexo më shumë

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
28 Nëntor, 2025

Amerika u mbyll derën përgjithmonë emigrantëve nga të gjitha vendet e botës së tretë. Është ky vendimi i marrë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com