Forcat izraelite qëlluan mbi ekipet mjekësore gjatë armëpushimit, sipas Munir al-Bursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të qeverisur nga Hamasi.
“Forcat izraelite qëlluan ndaj ekipeve mjekësore që shkuan në të ashtuquajturin korridor të sigurt gjatë armëpushimit. Ne nuk mund ta rivendosim spitalin al-Shifa në funksione nëse nuk arrijnë pajisje dhe karburant të mjaftueshëm. Nuk ka garanci që forcat izraelite nuk do të synojnë përsëri spitalet”,-tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza për gazetën Al Jazeera.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit Hamasi dhe Izraeli kanë shkëmbeyr pengje dhe të burgosur.