Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hamasi dhe Xhihadi Islamik e marrin përgjegjësinë për shpërthimin në Tel Aviv

2024/08/19 at 5:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hamasi dhe Xhihadi Islamik e marrin përgjegjësinë për shpërthimin në Tel Aviv

Grupet e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bombe në afërsi të një sinagoge në Tel Aviv, i cili u përshkrua si sulm terrorist nga policia izraelite dhe agjencia izraelite e inteligjencës, Shin Bet.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Një burrë që po e bartte bombën u vra dhe një kalimtar rasti u plagos gjatë incidentit të dielën vonë, sipas policisë izraelite.

Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, David Mencer, tha se burri po e bartte një çantë shpine të mbushur me eksplozivë, e cila shpërtheu “para se ai të mbërrinte në një vend ku kishte më shumë njerëz”.

Në një komunikatë të përbashkët për media, dy grupet militante palestineze thanë se “operacionet tona të martirizimit” brenda Izraelit do të kryen për aq gjatë sa “vazhdojnë masakrat dhe politikat vrasëse nga okupatori”, duke iu referuar luftës së Izraelit në Rripin e Gazës dhe vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, më 31 korrik në Teheran.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Shpërthimi në Tel Aviv të dielën ndodhi pak orë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Tel Aviv për të shtyrë përpara arritjen e një armëpushimi në Gazë, për t’i dhënë fund luftës tashmë 10-mujore mes Izraelit dhe Hamasit.

Thirrjet për armëpushim janë rritur kohëve të fundit, për shkak të frikës së përshkallëzimit të gjendjes në një luftë të gjerë rajonale.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen e Haniyehut./ rel

Ju sugjerojmë

Rama në Samit: Armiqtë e paqes nuk duhet të na tërheqin me vete
Aktualitet

Rama në Samit: Armiqtë e paqes nuk duhet të na tërheqin me vete

16 Maj, 2025 1:45 pm
Përmend zgjedhjet në Samit, Rama: 52% e shqiptarëve votuan pro rrugëtimin europian
Aktualitet

Përmend zgjedhjet në Samit, Rama: 52% e shqiptarëve votuan pro rrugëtimin europian

16 Maj, 2025 1:32 pm
Samiti në Tiranë/Vuçiç: Do përfaqësoj interesat e Serbisë, në fund të vitit mund të…
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Vuçiç: Do përfaqësoj interesat e Serbisë, në fund të vitit mund të…

16 Maj, 2025 1:25 pm
47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…
Aktualitet

47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…

16 Maj, 2025 1:08 pm
‘Zgjedhjet,një farsë’/Berisha në Bruksel:Na mbështetni që kombi im të votojë i lirë
Aktualitet

‘Zgjedhjet,një farsë’/Berisha në Bruksel:Na mbështetni që kombi im të votojë i lirë

16 Maj, 2025 1:05 pm
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës, kryeson PS me 54.18%
Kryesore

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës, kryeson PS me 54.18%

16 Maj, 2025 12:50 pm
Përfundon numërimi në Bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat për partitë
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave preferenciale/ PS siguron 37 mandate, PD vetëm 6

16 Maj, 2025 12:45 pm
Zgjerimi i BE për Ballkanin Perëndimor, Costa: Qëndrueshmëria e besimi, parimet kyçe
Aktualitet

Zgjerimi i BE për Ballkanin Perëndimor, Costa: Qëndrueshmëria e besimi, parimet kyçe

16 Maj, 2025 12:34 pm
Samiti i Tiranës nga mediat e huaja/AP: Salla pranë monumentit të Skënderbeut…
Aktualitet

Samiti i Tiranës nga mediat e huaja/AP: Salla pranë monumentit të Skënderbeut…

16 Maj, 2025 12:29 pm
Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën
Aktualitet

Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën

16 Maj, 2025 12:21 pm
Para
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov

Rusia: Sabotimi i gazsjellësit Nord Stream u urdhërua nga SHBA

Ministri Vengu në Komandën e Forcës Tokësore: Vëmendja ndaj personelit ushtarak në qendër të planeve të modernizimit

Ministri Vengu në Komandën e Forcës Tokësore: Vëmendja ndaj personelit ushtarak në qendër të planeve të modernizimit

Tiranë/ Polici qëlloi me armë 45-vjeçarin pasi dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e tij

Tiranë/ Polici qëlloi me armë 45-vjeçarin pasi dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e tij

TE FUNDIT

Rama në Samit: Armiqtë e paqes nuk duhet të na tërheqin me vete

Rama në Samit: Armiqtë e paqes nuk duhet të na tërheqin me vete
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën në Samitin e Komunitetit Evropian, që po zhvillohet në Tiranë. Gjatë fjalës të tij,...

Lexo më shumë

Përmend zgjedhjet në Samit, Rama: 52% e shqiptarëve votuan pro rrugëtimin europian

Përmend zgjedhjet në Samit, Rama: 52% e shqiptarëve votuan pro rrugëtimin europian
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama u tha liderëve europianë në Samitin e Komunitetit Politik Europian se 52% e shqiptarëve votuan pro tij...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Vuçiç: Do përfaqësoj interesat e Serbisë, në fund të vitit mund të…

Samiti në Tiranë/Vuçiç: Do përfaqësoj interesat e Serbisë, në fund të vitit mund të…
16 Maj, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndarë foto nga takimi në Samitin e Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në...

Lexo më shumë

47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…

47 liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes IA, hapja e samitit në Tiranë dhe…
16 Maj, 2025

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë është hapur nga një ceremoni e veçantë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com