Një prej protestuesve të Partisë Demokratike ka humbur ndjenjat gjatë protestës së sotme përpara parlamentit. Fillimisht i kanë ardhur në ndihmë disa protestues, por pas pak çastesh është gjendur pranë tij, ish kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, i cili ndodhej në këtë protestë.
Pas ndihmës së doktor Halim Kosovës, gjendja e protestuesit është përmirësuar, ndërsa të afërmit e kanë nisur drejt spitalit për ndihmë më të specializuar.