Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hakmarrje e nxënësve? Mësueses së anglishtes i shpërthejnë dy herë makinën

2018/04/17 at 10:51 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Hakmarrje e nxënësve? Mësueses së anglishtes i shpërthejnë dy herë makinën

 


Dje ishte hera e dytë që mësueses së gjimnazit, Eriselda Agalliu, i dëmtohet makina, pasi edhe rreth 5 muaj më parë asaj iu dogj një tjetër automjet. Asokohe, ngjarja u mbyll si aksidentale për shkak të një shkëndije elektrike, por duket se kjo pistë bie për sa kohë që në harkun e pak muajve asaj i ndodh një tjetër ngjarje.

Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi me lëndën eksplozive ndodhi rreth orës 01:30 të së hënës në lagjen “1 Maj” të qytetit të Patosit ku si pasojë e shpërthimit është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”.

Pas hetimit paraprak të Policisë, e cila mbërriti në vend e sinjalizuar nga banorë e vetë pronarja e mjetit, rezultoi se makina është në pronë- si të Eriselda Agalliut, mësuese në shkollën “Zhani Ciko”. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, ajo ka qenë në gjumë bashkë me fëmijën e saj rreth 5 vjeç, kur papritmas është zgjuar nga shpërthimi i ndodhur. Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit.

Makina “Nissan” ka qenë e parkuar në rrugën para bllokut të banesave ku jetonte edhe mësuesja e anglishtes në shkollën e Patosit. Deri më tani nuk ka ndonjë autor apo motiv të dyshuar, pasi gjatë marrjes së deklarimeve, Agalliu është shprehur se nuk di të ketë ndonjë konflikt as personal dhe as bashkëshorti i saj, i cili prej disa kohësh ndodhet në Amerikë, raporton gazeta Panorama.

“Nuk kam asnjë dyshim, sepse nuk kam konflikte me askënd. As më vjen ndër mend ndonjë emër konkret. Unë kaloj mirë me të gjithë dhe përpiqem të jap më të mirën time”, ka thënë ajo për Policinë.

Nga ana e saj, Policia thotë se po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët në disa pista. Sipas bluve, pista kryesore e dyshuar është ndonjë konflikt me nxënësit, ndonjë pakënaqësi që mund të ketë çuar në këtë akt hakmarrjeje.

Ndërkohë, Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në pyetje po merren edhe persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Blutë nuk përjashtojnë as ndonjë konflikt të mundshëm të të shoqit, i cili, sipas të dhënave, është me profesion mësues, por së fundmi ka qenë pa punë.

Disa muaj më parë ai është larguar në Amerikë dhe siç mësohet po kryen procedurat e nevojshme për bashkimin familjar me të shoqen dhe djalin e tyre.

“Kjo ngjarje është e përsëritur pasi mësueses Eriselda Agalliu i është djegur edhe një makinë tjetër tip ‘Lancia’, 5 muaj më parë”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Policia tha në atë kohë se ishte një shkëndijë elektrike që e përfshiu në flakë automjetin, por rasti i djeshëm ka bërë që blutë t’i rikthehen edhe asaj ngjarjeje’ e cila ka dyshime të ketë lidhje me shpërthimin.

Etiketa: Eriselda Agalliumakinemesueseshperthim


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Para
E fundit/ Dy trafikantët nga Shijaku arrestohen nga Policia, ja për çfarë akuzohen

Lexoni mirë këto dy ligje, policia mund t’ju vijë befas në derë, si kukësianëve

Si mashtron Kryeministri në facebook: Shfaq të punësuarit e para disa viteve

Si mashtron Kryeministri në facebook: Shfaq të punësuarit e para disa viteve

Marijuanë për nxënësit e 9-vjeçares, kush janë shpërndarësit e arrestuar tek 21 Dhjetori

Marijuanë për nxënësit e 9-vjeçares, kush janë shpërndarësit e arrestuar tek 21 Dhjetori
















TE FUNDIT

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
20 Tetor, 2025

"Nëse Putini do, të shkatërron". Kjo ka qenë një nga pjesët më dramatike të takimit që u zhvillua tre ditë...

Lexo më shumë

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
20 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Presidentit Donald Trump të jetë më i ashpër me presidentin rus Vladimir Putin,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
20 Tetor, 2025

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
20 Tetor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com