Elbasani vazhdon të tronditet nga ngjarjet e rënda e që e kanë përfshirë muajt e fundit. Pas ekzekutimit mafioz të katër personave të fisit Çapja në muajin shkurt, në lokalin e tyre, dhe vrasjes po mafioze të njërit prej kundërshtarëve të kësaj familje dy muaj më pas, sot një tjetër ngjarje e rëndë që duket se ka lidhje me ngarjet e rënda të mësipërme, ka tronditur Elbasanit. Ku duket se e plagosur ka mbetur edhe një efektive policie më shërbim pranë Prokurorisë së këtij rrethi. Ngjarja është ende në zhvillim dhe priten të zbardhen të tjera detaje mbi atë çka ka ndodhur.