Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haki Çako flet për incidentin e Elbasanit: Askush nuk e sfidon shtetin

2017/09/21 at 4:42 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmitë kontradiktore, prokuroria: Çako pranoi se pajisja përgjon

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka folur për mediat në lidhje me incidentin e ndodhur në Elbasan. Në deklaratën e tij Çako është shprehur se strukturat e shtetit do të jenë gjithmonë në gadishmëri, dhe se askush nuk do mundet ta sfidojë dot shtetin.

“Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat e Posaçme, Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë organizuar një operacion të gjerë në qytetin e Elbasanit.

Operacion i cili konsiston në kontrollin, identifikimin, arrestimin dhe shoqërimin e të gjithë personave me precedentë kriminalë por në mënyrë të veçantë të atyre të cilët janë pjesë e grupeve kriminale të Elbasanit.

Por nisur dhe marrë shkas nga ngjarja ku u godit automjeti i Policisë gjatë një operacioni policor, për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe mjeteve të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtari kriminale.

Në këtë kuadër shpreh dhe një herë gatishmërinë e të gjithë Policisë së Shtetit të Qeverisë Shqiptare, në mënyrë të veçantë të Ministrit të Punëve të Brendshme Z. Fatmir Xhafaj, një luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie të organizatave apo grupeve kriminale kudo qofshin ato më çfarëdolloj ngjyre apo dhe tendence.

Jemi të vendosur për ti vënë përpara përgjegjësisë ligjore por gjithashtu jemi të vendosur për të çuar deri në fund, për të sekuestruar dhe konfiskuar në bashkëpunim me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe me Prokuroritë dhe Gjykatat të gjithë këta individë të cilët kërkojnë të sfidojnë shtetin.

Në vlerësim edhe të porosive të dhëna nga Ministri I Punëve të Brendshme Z.Xhafaj në takimin e organizuar dje me drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Shtetit ne kemi ndërmarrë këtë operacion i cili nuk do të jetë vetëm qytetin e Elbasanit por në të gjitha qytetet ku ne disponojmë informacione mbi bazën e analizave të detajuara të grupeve dhe të individëve të cilët kanë aktivitet dhe veprimtari kriminale.

Sigurojmë dhe një herë  të gjithë qytetarët e Elbasanit duke gjetur dhe rastin ti falenderojmë ata  për të gjithë informacionin që kanë sjellë se Policia e Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e gjithë Qeveria Shqiptare do të jetë prezent dhe e vendosur për të siguruar rendin dhe qetësinë.

Pyetje: Z.Çako a është identifikuar apo kapur personi që dyshohet se goditi mjetin e Policisë?

Sigurisht personi është identifikuar.

Të gjitha veprimet proceduariale dhe hetimore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në këto kushte kërkojmë angazhim maksimal edhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, të Gjykatave dhe të gjithë sistemit të Drejtësisë, duke u bërë pjesë e një barrikade të jashtëzakonshme që do ti bëhet krimit.

Pyetje: Sa persona janë shoqëruar në Polici?

Cako: Janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm njerëzish dhe do të vazhdojnë të shoqërohen dhe do të procedohet ndaj të gjithë atyre që janë të implikuar, janë pjesë e organizatave ose e veprimtarive  kriminale dhe ne do të vazhdojmë punën tonë pasi një pjesë është dokumentuar, por hetimi vazhdon.

Gazetari: Ju dje keni pasur një takim me Ministrin e Brendshëm Z.Xhafaj, cila ka qenë tema e këtij takimi?

Cako: Në këtë kuadër, tema kryesore ka qenë lufta pa kompromis ndaj Krimit të Organizuar në mënyrë të veçantë, por edhe në luftën për identifikimin, sekuestrimin dhe  konfiskimin e të gjithë ardhurave, të aseteve, pasurive por edhe të gjithë veprimtarive kriminale.

Pyetje: Një pyetje të fundit Z.Çako cili është emri i personit të shpallur në kërkim për ngjarjen ku u godit makina e policisë?

Çako: Kjo përbën sekret hetimor.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
A duhet të flemë me qenin? Studiuesit japin përgjigjen

A duhet të flemë me qenin? Studiuesit japin përgjigjen

Gazetarët janë në një mendje kur pyeten për politikanin më të vështirë në studio

Gazetarët janë në një mendje kur pyeten për politikanin më të vështirë në studio

Besnik Mustafaj flet për propozimin e Ramës ndaj Majlinda Bregut

Ish-ministri i Berishës sulmon Bashën: Kam qenë dakord me Ramën kur…

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com