Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hajde mbush një bidon”, ia mbath me të katra çifti që reklamonte vajin e përzier të ullirit si ekstra të virgjër

2025/02/24 at 9:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Hajde mbush një bidon”, ia mbath me të katra çifti që reklamonte vajin e përzier të ullirit si ekstra të virgjër

Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit.

Sipas informacioneve, bashkëshortët kanë dy vjet që banojnë në Shkodër ku shesin vaj ulliri.

Ata e reklamojnë vajin si ekstra të virgjër, por denoncuesit thonë se vaji është përzierje.

Madje, kur emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast mashtrimi me vajin e ullirit në Kuçovë, Edisoni fshehu pajisjet e përzierjes duke e zhvendosur këtë proces në shtëpinë e prindërve në Dimal.

Në Shkodër ata shesin në një ambient pranë tregut rus, të paregjistruar. Madje, nuk kanë as certifikatë për vajin ekstra të virgjër. “Stop” provoi të blejë vaj dhe bashkëshortët Beshiri ofruan siguri për cilësinë e produktit.

Stop: Si je?

Vojsava Beshiri: Mirë! Si je?

Stop: Me sa e ke?

 Vojsava Beshiri: Je ai, që folëm në telefon?

Stop: E! Me sa e ke kilen, ti?

Vojsava Beshiri: Tetë mijë lekë.

Edison Beshiri: Sa litra? Ke bidona 12, 30, 10 , 8, 5.

Stop: Po mora bidon 30 litra, sa ma lë ti mua?

Edison Beshiri: Nga 246, do ta lë 230.

Stop: Sa i bie për litër?

Edison Beshiri: 750! Ti, ke bidon të madh?

Stop: Ky është ai i virgjëri? Po 2l ke? Të marr dy copë?

Edison Beshiri: Merr dy copë nga këto, pastaj merr, kur të duash!

Stop: Ma vër në një qese! Ta provojë njëherë ai kuzhinieri im dhe po të dua, vij të marr më shumë. Do të të bëj telefon.

Më pas vaji u dërgua për analiza dhe rezultoi se nuk ishte as vaj ekstra i virgjër, as i virgjër, por mund të ketë përmbajtje të tjera vajrash vegjetalë ose nga bërsitë e ullirit. Këtë e shpjegon Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin.

Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin: Nuk i ndiej erën unë këtij.

Stop: Çfarë ere?

Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin: Erën tipike të frutit, të ullirit. Vaji ekstra i virgjër dueht rë ruajë ngjyrën dhe aromën tipike të vajit të ullirit. Analiza e ngjyrës, shijes dhe aromës janë analiza  komerciale, s’ke nevojë të shkosh në laborator.

Eksperti shpjegon se vaji  klasifikohet sipas vlerave që ata paraqesin dhe ka një kategorizim të veçantë. Eksperti vlerësoi edhe rezultatet e analizave dhe konfirmoi që ka përzierje.

“Stop”  u rikthye edhe njëherë për të blerë sërish vaj.

Stop: Dua 30 l ekstra të virgjër, sic mora herën e kaluar! Sa lekë vete? Por një gjë, nuk do më ndryshosh cilësinë.Do e marr, ngaqë më the, e kam ekstra të virgjër.

Edison Beshiri: Shiko, bidoni bën 246 mijë lekë, unë ty po ta lë 230. Ta sjell aty tani?

Stop: Tani, të sjell shoferin.Ku e ke bidonin?

Edison Beshiri: Të vijë nusja ta mbushë!

Stop: Ku e mbush? Këtu?

Edison Beshiri: Këtu, kam një depo të vogël. Sava, hajde mbush një bidon 30!

Stop: Ke punë, ke?

Edison Beshiri: Kam! Ne punojmë. Shiko, po punove pastër, punë ke.

Stop: Depon e ke të madhe apo të vogël?

Edison Beshiri: Të vogël. Marr 1 ton, mbaroj atë, shkoj prapë.

(Agjenti merr në telefon shitësin dhe del bashkëshortja).

Stop: Po si më la vetëm, nuk jeni seriozë fare, nuk e marr vesh!

Me urdhër të drejtueses së prokurorisë së Beratit, Edina Kurti, u kryen kontrolle njëkohësisht në Dimal dhe në Shkodër, ku bashkëshortët kryenin prej disa kohësh shitjen e produktit. U sekuestruan 300 litra vaj me përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme dhe automjeti me të cilin shitej vaji. Policia shpalli në kërkim bashkëshortët Edison dhe Vojsava Beshiri dhe nisi një procedim penal për pronaren e objektit ku kryhej veprimtaria.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për akuzat  “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”. Avokati Arben Llangozi thotë se ky ishte një aksion shumë i madh që u shërben konsumatorëve./tvklan

Ju sugjerojmë

Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës
Te Fundit

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

4 Qershor, 2025 4:14 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë
Aktualitet

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

4 Qershor, 2025 3:44 pm
Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura
Aktualitet

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura

4 Qershor, 2025 3:37 pm
Para
“I ra me shkelm në këmbë e në stomak me krah”, mesazhet alarmante në tekstet shkollore

“I ra me shkelm në këmbë e në stomak me krah”, mesazhet alarmante në tekstet shkollore

GJKKO kundërshtoi akuzat për fyerje gjatë seancës, reagon Veliaj: Ftoj gjykatën të publikojë audion!

GJKKO kundërshtoi akuzat për fyerje gjatë seancës, reagon Veliaj: Ftoj gjykatën të publikojë audion!

Si ka ndryshuar jeta në Rusi pas nisjes së luftës në Ukrainë

Si ka ndryshuar jeta në Rusi pas nisjes së luftës në Ukrainë

TE FUNDIT

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
4 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vijim do të caktojë datën...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi...

Lexo më shumë

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
4 Qershor, 2025

Për herë të parë në Shqipëri, Dritan Rexhepi është duke u hetuar për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim me...

Lexo më shumë

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
4 Qershor, 2025

Artan Tafani ka rrëfyer në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tentativën për të vrarë avokatin Adriatik Guri, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com