Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka bërë një deklaratë lidhur me dështimin e negociatave qeveri-opozitë për gjetjen e një kompromisi për reformën zgjedhore.
“Gjithnjë jam optimist dhe besoj se Shqipëria do t’ia dalë ta miratojë reformën në drejtësi deri në fund të qershorit, përndryshe i gjithë momenti i perspektivës evropiane do të shtyhet”, u shpreh Hahn.
Gjatë vizitës në muajin mars në Shqipëri, Komisionieri Hahn i bëri thirrje politikës shqiptare ta miratojë reformën përpara mbylljes së këtij sesioni parlamentar.
“Drejtësia është në thelb të përparësive. Është element kyç dhe na duhet një vendim përpara pushimeve të verës. Vetëm kështu, do të shohim në tetor rezultatet”, tha komisioneri.