Astrit Hafizi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit në vitet 1996-1999, mendon se portieri Etrit Berisha është ylli i kuqezinjve.
“Ne ishim me shumë fat që ai (Berisha) luajti në të gjitha ndeshjet. Ai është një nga yjet tonë, ndoshta ylli i skuadrës. E them me bindje të plotë që do të ishim përballur me vështirësi të mëdha nëse ai nuk do të kishte luajtur në ndonjë nga ndeshjet”, ka deklaruar Hafizi për Reuters.