Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet në 8 nëntor dhe do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vajza e tij Ivanka do të jetë pjesë e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.
Këtë gjë e deklaroi vetë kandidati republikan, duke përmendur popullaritetin e vajzës 34- vjeçare, gjatë një interviste në Florida me First Coast News.
Trump iu përgjigj pyetjes se cilat femra do përfshinte në listën e tij të ministrave dhe ai u përgjigj:
Të gjithë më thonë zgjidh Ivankën. Është shumë popullore dhe ka bërë gjithmonë mirë. Por ka edhe shumë gra të tjera të talentuara.