Mesditën e sotme 19-vjeçari Benjamin Kaso ka qelluar me thikë gjyshen e tij Hajrie Agai 70-vjeç dhe gjyshin e tij Shaban Agai 80-vjeç, duke i plagosur në gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në zonën e “Freskut” në Tiranë. Sipas dëshmisë së 19-vjeçarit, ai ka thënë se i plagosi të moshuarit pasi ata talleshin me të.
Kjo arsye nuk i ka bindur aspak efektivët e policisë, të cilët yshojnë se i riu ka qenë nën efektin e narkotikëve kur kreu krimin. Një tjetër motiv mund të jetë edhe gjendja e rënduar emocionale apo depresioni, megjithatë hetimet vijojnë.