Pas zhurmës që shkaktuan deklaratat e këngëtares bionde nga Puka, Xhesika Ndoji, e cila tha se një deputet i kishte kërkuar seks në këmbim të parave, një tjetër vajzë duket se kërkon vëmendje nga historitë rozë me politikanë.
Këngëtarja lezhjane, e njohur si Gugu, ka rrëfyer për revistën “Story” se ndryshe nga Xhesika, ajo e ka përjetuar një romancë me një nga ministrat aktualë. Por siç shprehet këngëtarja, gjithçka përfundoi keq, madje ajo u detyrua t’i vërë flakën makinës së tij.
“Kam djegur makinën e të dashurit, për të cilin mund të them vetëm se është një nga ministrat aktual. Emrin s’mund ta them, sepse është i martuar dhe se nuk dua të shkatërroj karrierën time të sapo nisur. Nuk jap dot shumë informacione për këtë histori, edhe pse shumë njerëz e dinë çfarë ndodhi para 9 muajsh” – ka treguar Gugu.