Guardia di Finanza është në një operacion në brigjet e Vlorës. Sipas “News24”, autoritetet italiane janë nën ndjekje të një gomoneje.
Mësohet se prej 60 minutash, Guardia di Finanza është vënë në ndjekje të një mjeti në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës, që dyshohet se transportonte lëndë narkotike.
Operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti, ndërkohë që kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e policisë shqiptare.