Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grushte për bukë/Lufta rrezikon ta shkaktojë një tjetër problem në Gaza përveç urisë 

2023/11/10 at 3:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
OKB: Furrat në Gaza nuk mund të bëjnë dot bukë, mungon karburanti

Përleshjet me grushte shpërthejnë në radhët për bukë. Banorët presin me orë për t’u furnizuar me ujin që më pas i bën ata të sëmurë. Zgjebja, diarreja dhe infektimet në rrugët e frymëmarrjes, tashmë kanë shpërthyer nëpër strehimoret e mbipopulluara. Disa familje, madje, duhet të vendosin se kush prej tyre mund të ushqehet për shkak të sasisë së vogël. 


“Fëmijët e mi po qajnë sepse janë të uritur dhe të lodhur, dhe ne nuk mund të përdorim banjon”, ka thënë Suzan Wahidi, punëtore për ndihma dhe nënë e pesë fëmijëve, teksa qëndron në një strehimore të Kombeve të Bashkuara në qytezën qendrore Deir al-Balah, ku qindra njerëz e përdorin vetëm një banjo. 

“Nuk kam asgjë për ta”. Teksa lufta Izrael-Hamas ka hyrë në muajin e dytë dhe më shumë se 10.000 njerëz janë vrarë në Gazë, civilët e bllokuar janë duke mbijetuar me vështirësi në mungesë të rrymës dhe ujit të pijshëm. 

Palestinezët që kanë arritur të ikin prej pushtimit tokësor të Izraelit në veri të Gazës, tani përballen me mungesë të ushqimit dhe ilaçeve në jug, teksa luftës, të nxitur prej sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit, më 7 tetor, nuk i shihet fundi. Mbi gjysmë milioni njerëz të zhvendosur janë duke u strehuar në shkollat e shndërruara në strehimore, në jug të Gazës. 

Këto strehimore – të stërngarkuara, të mbushura edhe me plehra dhe me insekte të ndryshme – janë bërë burim i shumë sëmundjeve infektuese. Prej nisjes së luftës, dhjetëra kamionë me ndihma kanë hyrë në Gazë përmes pikëkalimit jugor Rafah, mirëpo organizatat e ndihmës kanë thënë se ndihma është pikë uji në oqean, në krahasim me nevojat. 

Për shumicën e njerëzve, secila ditë është kthyer në cikël të vazhdueshëm të kërkimit për bukë dhe ujë. Ndjenja e dëshpërimit është përhapur në gjithën shoqërinë e dendur të Gazës, e cila është përballur me konflikte qe disa dekada, me katër luftëra me Izraelin dhe me bllokadë 16-vjeçare, prej kur Hamasi e ka marrë pushtetin në këtë rajon. 

Disa palestinezë, madje, kanë folur edhe me zemërim kundër Hamasit, duke i ofenduar zyrtarët apo duke i rrahur policët, skena këto të paimagjinueshme vetëm muajin e kaluar, kanë thënë dëshmitarët. “Kudo që shkoni, shihni tension në sytë e njerëzve”, ka thënë Yousef Hammash, punëtor ndihme në Këshillin Norvegjez të Refugjatëve, në qytezën jugore Han Junis. 

“Mund ta shihni se janë në prag të dorëzimit”. Raftet nëpër supermarkete janë gati të zbrazëta. Furrat janë mbyllur për shkak të mungesës së miellit dhe naftës për furra. Shumë familje janë parë duke zier thjerrëza nëpër zjarre të improvizuara nëpër rrugë. “Mund të dëgjoni njerëz duke qarë natën për sheqerka dhe ushqim të ngrohtë”, ka thënë Ahmad Kanj, 28-vjeçar, fotograf në një strehimore në qytezën jugore Rafah. 

“Nuk më zë gjumi”. Shumë njerëz kanë thënë se kanë kaluar javë pa ngrënë mish, vezë, apo pa pirë qumësht, dhe tani jetojnë me një shujtë në ditë. “Kemi rrezik të madh nga kequshqyerja dhe njerëzit janë tepër të uritur”, ka thënë Alia Zaki, zëdhënëse për Programin Botëror të Ushqimit. Ajo çfarë punëtoret për ndihma e quajnë “pasiguri ushqimore” është bazë e re për 2.3 milionë banorë, ka thënë ajo. 

Gjellët e palestinezëve sikurse jazar ahmar – që zihet me karota, mish qengji dhe oriz – tani kanë mbetur vetëm në kujtesë, dhe janë zëvendësuar me hurma dhe biskota. Edhe këto të fundit tani gjenden me vështirësi. Çdo ditë, familjet dërgojnë një prej anëtarëve që të presë në radhë për bukë, para agimit, nëpër ato pak furra që kanë mbetur të hapura. Disa marrin me vete thika, me arsyetimin se duhet të jenë të përgatitur për ta mbrojtur veten në rast se sulmohen. 

“I dërgoj djemtë e mi para furrave dhe tetë orë më vonë, ata vijnë të mavijosur dhe me raste edhe pa bukë”, ka thënë 59-vjeçarja Etaf Jamala, e cila ka ikur prej qytetit të Gazës për në jug, dhe tani e bën gjumin në një sallë spitali. Një grua i ka thënë agjencisë Associated Press se nipi i saj, 27-vjeçar, vetë baba i pesë fëmijëve, është therur me thikë, pasi është akuzuar se e ka kaluar rendin për të marrë ujë. Atij i janë dashur disa qepje në trup. Dhuna e ka përfshirë këtë territor, ku emrat e familjes lidhen me statusin në shoqëri, dhe ku mospërfilljet e vogla mund të zmadhohen para syrit të shoqërisë. 

Izraeli i ka ndalur furnizimet me ujë për Gazën, pak pas sulmeve të Hamasit, duke thënë se rrethimi i plotë i enklavës do të hiqet pasi militantët t’i dorëzojnë rreth 240 pengjet që i kanë marrë. Izraeli më vonë ka thënë se i ka zhbllokuar disa furnizime në qendër dhe jug të Gazës, mirëpo nuk ka naftë të mjaftueshme për t’i aktivizuar turbinat. Ata që nuk mund të gjejnë, apo edhe që nuk kanë mundësi të blejnë ujë të pijshëm, varen prej ujit të njelmët. 

Prandaj, mjekët tërheqin vërejtjen për rritje të rasteve të diarresë dhe infeksioneve serioze gastrointestinale. “Nuk mund ta njoh djalin tim”, ka thënë Fadi Ihjazi. Ajo ka thënë se djali i saj i ka humbur pesë kilogramë në vetëm dy javë, dhe prej atëherë vuan prej sëmundjeve kronike. “Para luftës, ai e ka pasur fytyrën më të ëmbël”, ka thënë Ihazi, mirëpo, tani e ka përshkruar djalin me fytyrë të zbehtë dhe sy të groposur. Nëpër strehimore, mungesa e ujit e bën të vështirë edhe kujdesin ndaj higjienës, ka thënë mjeku Ali al-Uhisi, i cili i trajton pacientët në Deir al-Balah. Morrat dhe lia e dhenve janë përhapur, ka thënë ai, dhe vetëm brenda një dite i ka trajtuar katër raste me meningjit. 

Brenda javës, ai i ka parë 20 raste me infeksion të mëlçisë. “Ajo çfarë më brengos është se po shoh që një numër i madh të personave të strehuar po sëmuren”, ka thënë ai. Mirëpo, mjekët kanë thënë se nuk kanë ilaçe për trajtim. Ata kanë treguar se pacientët e zemëruar, me raste, edhe i kanë rrahur. Sadeia Abu Harbeid, 44-vjeçare, ka thënë se nuk ka arritur të marrë kimioterapinë për kancerin e gjirit, prej javës së dytë të luftës. Në mungesë të ilaçeve dhe trajtimeve tjera, mundësitë për të mbijetuar i zbehen shumë. 

Ajo ka thënë se ushqehet rrallë, pasi pjesën më të madhe të ushqimit e ruan për fëmijën e saj 2-vjeçar. Disa në Gazë janë edhe duke e sfiduar Hamasin. Gjatë një konference për media, një burrë i ri e ka ndërprerë fjalimin e një zëdhënësi të Hamasit. “Lutem që Zoti t’ju mbajë juve përgjegjës, o Hamas!’, ka bërtitur burri, duke e shpërfaqur plagën e tij në dorë. E ardhmja e Gazës mbetet e paqartë, teksa Izraeli e bombardon këtë rajon, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit. Prandaj, disa palestinezë kanë thënë se situata nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. “Gaza që e njoh është vetëm në kujtimet tona tani”, ka thënë 16-vjeçari Jehad Ghandour, i cili ka ikur në Rafah. “Nuk janë më vendet dhe asgjë që unë di dhe njoh”./REL 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Tym dhe kaos në Kuvend/Mbyllet pas 20 minutash punë seanca plenare   

Tym dhe kaos në Kuvend/Sekretariati i Etikës përjashton3 deputetë të opozitës për 10 ditë 

Kthyen qebaptoren në plantacion droge, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë 

Kthyen qebaptoren në plantacion droge, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë 

Bombardimet në Gaza, Hamasi kërkon armëpushim 5-ditor për lirimin e pengjeve

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 11.000 palestinezë të vrarë në luftën Izrael-Hamas 
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com