Duhet të ishte një ndeshje ku të tregoheshin vlerat e futbollit dhe dashuria për lojën, por ndeshja e vajzave mes Tiranës dhe Vllaznisë ka degjeneruar në dhunë dhe është ndërprerë.
Këtë të shtunë në orën 13:00 në Kompleksin “Skënder Halili” në kryeqytet do duhej të luhej ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë për javën e tetë në Superligën e femrave.
Të dyja skuadrat kanë nga 19 pikë dhe ndajnë kreun e renditjes, ndërsa në fushë ka pasur dhunë dhe grushta mes vajzave. Në momentin që loja u ndërpre rezultati ishte 0-0, me zyrtarët që vendosën pezullimin e sfidës dhe tanimë ajo do jetë subjekt i hetimit të Komisionit të Disiplinës.