Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi parlamentar i PD/ Zbardhet debati Topalli-Basha

2016/02/24 at 9:21 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grupi parlamentar i PD/ Zbardhet debati Topalli-Basha

“Panorama” zbardh pjesë nga dialogu me dyer të mbyllura në mbledhje. Deputeti Patozi ka kërkuar përqendrim te dekriminalizimi, kurse deputetja Topalli ka kritikuar Bashën, duke i kujtuar të mos e lërë Ilir Metën në hije sa i takon kritikave dhe akuzave. Pas mbledhjes së zhvilluar me Grupin Parlamentar, e cila ishte e dyta në radhë me fokus kryesor rikthimin e ish­deputetit të PS­së, Armando Prenga në Kuvend, Basha i kujtoi shumicës kushtet e saj përpara se vendi të hyjë në kolaps politik.

Demokratët e kushtëzojnë pjesëmarrjen e tyre në Kuvend me miratimin e akteve nënligjore për dekriminalizimin, heqjen e mandateve të deputetëve të PS­së, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima dhe Rakip Suli, dhe funksionimi i komisioneve hetimoreparlamentare. Pavarësisht se gjatë mbledhjes së Grupit, gjykimet e demokratëve për formën e reagimit të opozitës ishin të ndryshme, Basha ka vendosur që reagimi i PD­së të jetë i fokusuar në këto tri çështje.

DEBATI NË GRUPIN E PD­SË

Lulzim Basha: Ashtu siç diskutuam në mbledhjen e djeshme, çështja e dekriminalizimit do të jetë edhe kryefjala e aksionit opozitar këtë të enjte dhe ndoshta, edhe për shumë të enjte në Parlament. Personalisht, jam angazhuar që rastin e rikthimit të Armando Prengës t’ua komunikoj edhe instancave të tjera partnere të Partisë Demokratike. Kam kontaktuar me kreun e Partive Popullore Europiane, Josef Daul, por edhe me eurodeputetët Kukan dhe Flenckenstein. Kryetari i Grupit Parlamentar i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit sot, ku kemi qenë të qartë mbi qëndrimin tonë si opozitë mbi këtë çështje. Ashtu siç jemi të qartë edhe për mbarimin e mandateve të Leskajt, Kokëdhimës dhe Sulit.

Astrit Patozi: Unë mendoj se më shumë sesa të flasim dhe të shtrojmë si kusht për maxhorancën kaq shumë kërkesa, do të ishte më mirë të fokusohemi vetëm te dekriminalizimi. Është e gjitha betejë e opozitës dhe rikthimi i këtij deputetit në Kuvend është një akt shumë i rëndë. Them të fokusohemi vetëm te kjo çështje, sepse nuk është thjesht fjala për Prengën si individ, por Rama po iu imponohet të gjithëve me këta lloj individësh. Duke i ofruar disa alternativa si rrugë alternative, më duket sikur sfumojmë diçka që jo më kot mori atë vlerë që ka sot, siç është dekriminalizimi.

Aldo Bumçi: Unë mendoj se duhet të jemi më konkretë në aksionin tonë opozitar. Kur them më konkretë, dua të them se kauzat nuk duhet të jenë thjesht afatshkurtra. Vendi për 8 muaj shkon në zgjedhje, ndaj edhe gjykoj se do të ishte mirë që të mendojmë më gjatë për strategjinë që do ndjekim në këto muaj. Ashtu siç thashë, zgjedhjet vijnë shumë shpejt, ndërkohë që ne nuk mund të ecim me aksione afatshkurtra. Sali Berisha: S’ka dyshim që kërkesat tona, ne do të kërkojmë të plotësohen me çdo kusht. Nëse do të duhet të bllokojmë foltoren, seancën do ta bëjmë. Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër, përballje kërkon ai, atë do të bëjmë edhe ne. Po në krah të Prengës në Parlament, nuk ulemi ne!

Lulzim Basha: Forma jonë e reagimit varet nga qëndrimi që do të mbajë maxhoranca në lidhje me deputetin e saj se, pavarësisht se thonë që nuk është pjesë e grupit të tyre parlamentar, ata e futën në Parlament.

Jozefina Topalli: Kryetar, duhet të keni diçka parasysh. Kur ngrini akuza dhe akuzoni maxhorancën, mos krijoni diferencime për ata që e drejtojnë maxhorancën. Dua të them se kur e akuzon Edi Ramën, mos e lër në hije Ilir Metën. Akuzat të jenë të unifikuara për të dy, në mënyrë që askush të mos krijojë aludime se PD po flirton me një parti apo me tjetrën. Partia duhet të reagojë, nuk mund të jetë kaq

përgjumur. Nuk është hera e parë që e them, opozita nuk është kurrkund. Kur flas për reagim, dua që të reagojmë për çdo çështje, për çdo shqetësim dhe jo vetëm për problemet që janë në fushën e shëndetësisë. Pse nuk reagojmë ne kur njerëzit lirohen nga gjykatat? Kur lirohen kriminelët? Kur flas për kriminelët, nuk e kam fare për Armando Prengën, se atë nuk e llogaris fare, se është skandaloze. Por pashë mungesë reagimi totale të opozitës atë administratorin e komunës Kaçinar në Mirditë, që doli nga burgu me pretekstin se gërhiste shumë. A ju duket normale se si po dalin këta kriminelë nga burgu?

Ju sugjerojmë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Para
Cigare kontrabandë, në pranga tre persona

Cigare kontrabandë, në pranga tre persona

Sa më shumë gjumë, më e shkurtër është jeta 

Studimi/ Femrat që flenë shumë, më të mira në seks

Ja pse nuk u publikua kurrë një foto me Bin Ladenin e vrarë

Ja pse nuk u publikua kurrë një foto me Bin Ladenin e vrarë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com